• |
ide | kryesore

Selena Gomez quan lidhjen me Justin toksike

Paparazzi, Slider



Selena ka qenë duke dhënë intervista dhe duke folur për jetën e saj romantike, por pa përmendur emra. Në intervistën e fundit në The Zach Sang Show, Selena tha se dashuria e saj e parë ishte “toksik.”

“Je në një fazë në jetë, kur përjeton dashurinë për herë të parë dhe mendoj se mund të jetë pak toksike. Ekziston një varësi që e quan dashuri. Ka pasion dhe acarim me njëri-tjetrin dhe edhe këto i quan dashuri. Zënkat, sherret, i quan dashuri. I kam besuar këto për një kohë të gjatë,” tha ajo.

Gjithashtu, tha se ka qenë “shumë, shumë beqare për dy vjet,” dhe tani e ka të qartë çfarë kërkon nga lidhja e radhës. “Dua të jetë diçka e vërtetë. Nuk dua të jemi të varur nga njëri-tjetri apo të kemi probleme me komunikimin. Kur rritesh, gjen njerëz që përshtaten me ty, që janë në të njëjtat valë me ty,” shpjegoi ajo. Nëse e analizon sadopak, del në përfundimin se lidhja e saj e fundit kishte probleme me komunikimin dhe se ajo ishte e varur nga partneri, por kjo është thjesht një teori.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *