• |
ide | kryesore

“Kathimerini” zbulon detaje nga takimi Rama – Mitsotakis

Lajme, Të fundit

“Takimi Mitsotakis – Edi Rama: Kryeministri shqiptar zotohet të zbatojë reformat”. Me këtë titull një nga gazetat më të mëdha greke, “Kathimerini”  i ka kushtuar një shkrim takimit që kryeministrat e Shqipërisë dhe Greqisë zhvilluan këtë të hënë në Athinë.

Gazeta shkruan se në takim u diskutuan në parim çështje bilaterale. Sipas të njëjtave burime Edi Rama ka shprehur edhe një herë zhgënjim për mos-çeljen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Euripian, por ka marrë angazhim para homologut grek që të vazhdojë me reformat me të njëjtin qëndrim.

“Kjo për faktin se është në interesin e vetë Shqipërisë për të përmirësuar marrëdhëniet me Greqinë duke adresuar të gjitha çështjet bilaterale dhe forcimin e bashkëpunimit dypalësh” – citohet të ketë thënë Rama në takimin me dyer të mbyllura.

Në krahun tjetër, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka thënë se vendi i tij e mbështet perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, për sa kohë që këto vende plotësojnë kërkesat e pranimit.

“Ai gjithashtu përshëndeti angazhimin e palës shqiptare për të ecur përpara me çështjet e pronës dhe vetëvendosjes, të cilat janë çështje me rëndësi thelbësore për pakicën etnike greke në Shqipëri” – thuhet në shkrimin e “Kathimerini”.

Sipas të njëjtave burime, kryeministri grek vuri në dukje se marrëveshja dypalëshe për lejet e drejtimit do të ratifikohej së shpejti nga parlamenti grek ndërsa pranoi ftesën e Kryeministrit shqiptar për të vizituar Shqipërinë.

Edhe në një postim në Twitter, kryeministri grek e vuri theksin te të drejtat e minoritetit grek në vendin tonë.

“Me kryeministrin shqiptar Edi Rama diskutuam perspektivën evropiane të Shqipërisë, si dhe çështje të tilla si prona dhe vetëvendosja / regjistrimi që kanë një rëndësi thelbësore për pakicën kombëtare greke në Shqipëri” – shkruan Mitsotakis. ©LAPSI.al

3 Comments

  1. Ky gomar km esht filo serbo rus, qa lidhje ka qe takon ket Francezin qe i dha Putini pasaport Ruse, ky esht filo Rus nuk ka bes ky 🤮🤮

  2. O idiote. Nuk ka vetevendosje per minoritetet. Ka vetevendosje per popujt. Per minoritetet ka vetedeklarim. Kjo eshte dicka krejt e ndryshme nga vetevendosja. Vetevendosje dmth e drejte per t’u shkeputur dhe bashkuar me vende te tjera. A jeni ne vete? Uroj te jete gabim perkthimi. Po nqs nuk eshte gabim perkthimi por Rama e ka degjuar kete nga Micotaqi dhe ka heshtur, atehere eshte nje tjeter akt injorance te thelle nga piktori endacak me kartele psikopati i cili sot ka ne dore fatet e nje vendi.

  3. Nje dite Luani, Ujku dhe Dhelpra vendosen te dilnin per gjah.
    Pasi vrane, Luani iu drejtua Ujkut qe t’i ndante mishrat ‘me konsensus’. Dhe Ujku nisi t’i ndante ne 3 pjese te barabarta.
    Luani dukshem u merzit, se pretendonte me shume dhe e flaku Ujkun tutje me nje te rene te putres.
    Radha per te ndare i erdhi Dhelpres, qe tha:
    – Kjo pjese eshte per ty, se je me i madhi, kjo pjese eshte per ty se je me i forti dhe kjo pjese eshte po per ty se je me i drejti…..
    Luanit i pelqeu dhe e pyeti:
    – Po ty moj Dhelper, kush ta paska mesuar kaq bukur ndarjen?
    – Ujku, – tha Dhelpra duke drejtuar gishtin nga kafsha qe po jepte shpirt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu