• |
ide | kryesore

“Mos jepni dorën, jo përqafimeve”: Dortmund fajëson gripin për dy fitore në tetë ndeshje

Sport



Situata në kampin e Borussia Dortmund nuk është ajo më e mira. Në tetë ndeshje të luajtura mes kampionatit e kupave verdhezinjtë kanë fituar vetëm dy. Pak, për një klub që ka ambicje të fitojë tituj. Kriza është përkeqësuar nga një virus gripal që po shprndahet me shpejtësi në dhomat e zhveshjes së Dortmund: në tre ndeshjet e fundit të luajtura, gjithnjë një lojtar është tërhequr. Mario Götze mungoi në ndeshjen me Gladbach, Reus në atë me Inter e Bürki në derbin me Schalke. Për këtë, tek Dortmund, për tiu përgjigjur vështirësive, kanë vendosur të bëjnë bllokadë. Tekniku Favre ka ndaluar lojtarët e tij të përshëndeten duke i dhënë dorën njëri tjetrit, si dhe të përqafohen. Më mirë të evitohen shkëmbimet e mikrobeve.

Në Gjermani, por në 2015, bëri bujë një rast i ngjashëm: Greuther Fürth e pa veten me organikën të përgjysmuar nga grupi. Tekniku Frank Kramer kishte probleme serioze formacioni. Për të rikuperuar me shpejtësi të sëmurët, ndaloi lojtarët të puthnin të dashurat. “Jam i pari që e respektoj këtë rregull – shpjegoi tekniku –. Prej disa ditësh po e mbaj gruan në distancë sigurie”. E kushedi nëse në Dortmund do të arrijnë deri aty, për të evituar vazhdimin e këtij momenti të vështirë…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *