• |
ide | kryesore

Rina heq dorë nga muzika, ish-menaxheri i saj shpjegon arsyen

-Instant, Paparazzi, Slider



Vetëm pak kohë më parë, reperja Rina u largua nga rrjetet sociale pa asnjë shpjegim. Ishte motra e saj e cila shpjegoi se Rina do të shkëputet për pak kohë. Ndërkohë që menaxheri i “On Records”, Met Elshani reagoi javë më parë duke deklaruar se raportet e tij me Rinën janë shumë të mira dhe se arsyeja pse ajo ka marrë pauzë është personale. Mirëpo ditën e sotme një e papritur ka ndodhur me llogarinë në Instagram të Rinës i cili është hapur sërish, por fotot e reperes janë fshirë dhe emri ka ndryshuar. Tanimë llogaria që Rina kishte në Instagram mban emrin “Onrecordsofficial” dhe në të janë prezantuar dy artiste të reja, Sidoela dhe Eanda. Kjo nuk është pritur mirë nga fansat e Rinës të cilët kanë shpërthyer në ofendime. Pas kësaj, menaxheri Met Elshani ka reaguar me një status ku deklaron se Rina e ka lënë muzikën, deklaratë e cila i ka shokuar fansat e reperes. Met Elshani bën gjithashtu të ditur se Rina është larguar edhe nga On Records.”Po shoh shumë reagime nga fansat e Rinës, me këtë shkrim po ju njoftojmë se Rina me dëshirën e saj e ka lënë muzikën dhe se nuk është pjesë e On Records. Sa i përket Instagramit është pronë e Onrecords me kontratë. Faleminderit për mirëkuptimin”, shkruan Elshani.

 

Vieë this post on Instagram

 

Pershendetje ju njoftojm me artisten e re te OnRecords @sidoelaofficial

A post shared by Onrecords (@onrecordsofficial) on



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *