Gjatë konferencës për shtyp të mbajtur pas vrasjes së liderit të ISIS, Abu Bakr al-Bagdadi, presidenti Trump tha se së shpejti publiku mund të shohë një pjesë të pamjeve nga operacioni që çoi në vdekjen e liderit të “Shtetit Islamik”. Nëse kjo ndodh, atëherë kjo do të bënte diferencën mes Trump dhe ish-presidentit Barack Obama. Pse? Sepse në 2011, Obama nuk nxorri detaje nga operacioni ku mbeti i vdekur Osama Bin Laden, themeluesi i Al Kaeda.
Obama refuzoi të publikonte pamje të trupit të Bin Laden, duke përmendur shqetësimet e sigurisë kombëtare. Asnjë filmim-video nuk u publikua ndonjëherë nga qeveria amerikane. Se çfarë pamjesh mund të ekzistojnë nga vdekja e Bin Laden është ende e paqartë edhe sot. “CBS News” raportoi në 2011 se kishin regjistruar tërë bastisjen e Bin Ladenit, përfshirë këtu vdekjen e tij. Por një raport i mëvonshëm nga “New Yorker” e kundërshtoi këtë. Më 4 maj, dy ditë pas bastisjes që vrau Bin Laden, Obama njoftoi se SHBA-të zotëronin fotografitë e trupit të Bin Ladenit, por që s’mund t’i publikonte ato pasi mund të përbënin rrezik për sigurinë kombëtare./ Boston Globe
Kaq shpejt e paksa xhiruar filmin Hollywood-i?! Bravo.