• |
ide | kryesore

(VIDEO) Vuçiç thumbon Thaçin para liderëve të Ballkanit: Pse bën sikur nuk di serbisht?

Arkiva, Lajme, Të fundit



Në takimin e lamtumirës së përfaqësueses së lartë të BE, Federica Mogherini me liderët e Ballkanit, presidenti serb Aleksandër Vuçiç thumboi homologun Hashim Thaçi.

Siç duket nga pamjet e publikuara nga presidenca malazeze gjatë takimit, shihet se liderët takojnë njëri-tjetrin duke u përshëndetur me shtrëngime duarsh.

Teksa Mogherini përshëndet të pranishmit, kur i afrohet Thaçit të cilin e përqafon dhe e puth në faqe, dëgjohet Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç të thotë: “Hashim, Federica më së shumti ka dëshirë të puthet me ty”, kurse Thaçi nuk dëgjohet ta komentojë atë në këtë rast, por Vuçiç vazhdon: “Shikoni se si bëhet sikur nuk merr vesh serbisht, por di shumë mirë”. 

Pas kësaj deklarate të Vuçiç, Thaçi qesh. Kryeministri Edi Rama nuk ishte i pranishëm në këtë mbledhje.



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *