• |
ide | kryesore

Bie nga kabina elektrike, humb jetën 40-vjeçari në Pogradec

Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec, ku një 40-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është rrëzuar nga një kabinë elektrike.

Mësohet se  i ndjeri, shtetasi me iniciale P.M. është rrëzuar teksa po punonte në kabinë.

Policia ndodhet në terren për të kryer zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 31.10.2019, në lagjen nr.5, Pogradec, shtetasi P.M, rreth 40 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar nga një kabinë elekrike, ku ka qenë duke punuar dhe për pasojë ka gjetur vdekjen. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *