• |
ide | kryesore

Aksidentohen dy makina në Korçë, të paktën dy të plagòsur

Arkiva, Lajme, Të fundit
aksidentet, Aksident, Kosovë, Sarandë, Korçë



Aksident në aksin nacional Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Vloçisht.

Gazetarja Lorena Kodra raporton se sipas informacioneve paraprake mësohet se në aksident janë përfshirë 2 mjete e për pasojë janë dëmtuar 2 shtetas.

Nuk dihet nëse nga aksidenti ka të lënduar të tjerë, teksa policia po shkon drejt vendngjarjes.

Detaje nga policia: 

Më datë 20.03.2024, rreth orës 13:50, në aksin rrugor “Korçë-Maliq”, në afërsi të fshatit Vloçisht, automjeti tip “Dacia” me drejtues shtetasin E. Ç., është përplasur me automjetin tip “Chevrolet” me drejtues shtetasin E. Ç. Për pasojë kanë marrë lëndime dy pasagjerët dhe drejtuesi i automjetit tip “Chevrolet”, të cilët u dërguan për mjekim në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *