• |
ide | kryesore

Gjyqtari “rrëfehet” para KPA-së për biznesmenin që po e “fundos”: Është një nga punëdhënësit më të mëdhenj

Lajme, Të fundit

Komisioni i Posaçëm të Apelimit (KPA) po zhvillon seancën për gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçin. Konfirmimi në detyrë i gjyqtarit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK), u ankimua nga Komisioneri Publik pasi personi të cilit Muçi i kishte blerë shtëpinë rezultoi i dënuar për moskallëzim krimi.

Në seancën e kaluar, KPA-ja e shtyu seancës pasi kërkoi informacion nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Prokuroria e Tiranës, në lidhje me deklasifikimin e një materiali sekret shtetëror.

Ndërsa, në seancën e sotme janë kthyer përgjigjet, të cilat i janë përcjellë Komisionerit publik dhe subjektit nën hetim. Mësohet se në fjalën e tij në KPA, Muçi është shprehur se dënimin e pronarit të shtëpisë e kishte marrë vesh vetëm në raportin e DSIK-së.

BISEDA NË SEANCË:

Muçi: Pasi u njoha me përgjigjen, rezultoi se për shtetasit e paraqitur nga ana juaj nuk kam kryer veprime proceduriale. Në 2002-2006 kur unë kam qenë prokuror në Tiranë nuk kam trajtuar asnjë procedim për shtetasin A. L. Për këtë shkak unë nuk kam asnjë konflikt interesi. Mua më ka kontaktuar shtetasi A.L. dhe më ka vënë në dispozicion një vendim për mosfillimi procedimi penal ndaj tij për “moskallëzim krimi”.

KPA: Kur keni ardhur në dijeni të faktit që shtetasi A.L ka qenë i përfshirë në procedime penale?

Muçi: E kam mësuar vetëm pas sjelljes së raportit te DSIK.  Ai sot është një nga taksapaguesit me të mëdhenj të bashkisë Tiranë dhe një nga punëdhënësit më të mëdhenj.

Muçi u propozuar për Kushtetuesen nga presidenti i Republikës, Ilir Meta, për t’u emëruar disa ditë më pas edhe pse gjyqtari ende nuk i ka mbyllur “llogaritë” me Vettingun.  Në dekretin e emërimit të tij, Meta theksonte se Muçi plotësonte të gjitha kriteret për të qenë pjesë e Gjykatës Kushtetuese dhe shtonte se emri i tij kishte ardhur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED). ©Lapsi.al

4 Comments

  1. PoDrogesRamesXhafesDheTahirit....Termet termet ia ke .iii nanen krejt :-D Rilindje :-D thotë:

    Nje talent i radhes per gjykates kushtetues 😀

    Rilindje dhe vetingo-shkerdhatesia e deshtuar e fondacionit soros, te ndriturit Lu nga kirgizstani i praruar ne ar, zhvillim dhe demokraci, si dhe kokuqes Vlahutin , ambasadores unike ne BE, vetem nje mandat per here te pare dhe AQ, direkt pension (me xhepat plo nga al-banja)!

    Eksperimente te deshtuara , per ti sherbyer xhepit te zyrokrateve – europiane dhe amerikane, dhe padyshim super hajduteve qelbesirave kriminele te Rames dhe ekipit te tij prestigjiozo-kriminal Rilindasit e Rames. Perfitues te drejperdrejte ng mungesa e organeve te drejtesise . 0 ZERO gjykata && 0 ZERO prokurori = VJEDHJE, KRIM RAMA:D

    Po kujt i interesojne keto? populli socialist shqiptar edhe bar ha dhe komandantin nuk e leshon.

  2. Ketij shikoji vetem formen e kokes dhe suratin, tipik injorant. Po c’ lidhje ka pagues taksash ne bashki apo punesues i madh, qe perdore zotrote, per justifikim, o rrot? Hiqe xhyben dhe do te shohim a do te vijne me keta lyrashet, te te falin apartamente apo zarfe?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu