• |
ide | kryesore

Turqia do të kthejë në Gjermani 20 xhihadistë: Nuk jemi hotel për anëtarët e ISIS

Arkiva, Planet



Turqia nuk është “hotel” për anëtarë të ISIS-it, organizatës terroriste, i ashtuquajturi “Shteti Islamik”, bëhet e ditur në Ankara. Ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë, Süleyman Soylu kritikon shtetet europiane.

Nga Deutsche Welle

Turqia është e vendosur të kthejë në Gjermani 20 anëtarë të milicëve terroristë të “Shtetit Islamik. Këtë e bëri të ditur drejtori i komunikimit të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan. Sipas të dhënave të Fahrettin Altun, ushtria turke që nga fillimi i ofensivës në Sirinë e Veriut para një muaji ka kapur katër anëtarë gjermanë të IS-it. 16 të tjerë qytetarë gjermanë janë në qendrat e dëbimit për shkak të pjesëmarrjes në organizatën terroriste të IS. “Ne kemi nevojë për bashkëpunim të plotë dhe partneritet aktiv të aleatëve tanë në luftë kundër terrorizmit”, tha Altun në Stamboll, në bisedë me disa media gjermane.

“E papranueshme”

Që në fundjavë ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë, Süleyman Soylu kishte deklaruar, se “nuk jemi hotel për askënd”. Në të njëjtën kohë ai kritikoi, që disa shtete europiane ia kanë hequr nënshtetësinë të dyshuarve të IS-it. Kjo është “e papranueshme dhe e papërgjegjshme”. Vende si Britania e Madhe apo Holanda, vende nga të cilat vijnë disa të burgosur prej ofensivës turke në Sirinë veriore duan t’ia bëjnë të lehtë vetes, tha Soylu.

Ofensiva e Turqisë në tetor, që ndërkohë u ndal për shkak të një armëpushimi, drejtohet së pari kundër milicëve kurdë të YPG-së. Qeveria në Ankara shikon tek ajo, një degë siriane të partisë së ndaluar punëtore kurde, PKK dhe e lufton si organizatë terroriste. Edhe organizata “Forcat Demokratike të Sirisë”, SDF e dominuar nga kurdët ka kapur një numër milicësh të huaj të IS-it të ardhur nga vendet europiane. Mjaft shtete europiane e kanë refuzuar ripranimin e tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *