• |
ide | kryesore

Guardiola e quajti simulator, Mane e sfidon: “Nëse m’i japin penalltitë do të vazhdoj”

Sport



Sadio Mané: një karton i verdhë për simulim e një gol në fund të ndeshjes. Senegalezi ishte vendimtar në fushën e Aston Villa në javën e fundit të Premier League: suksesi i marrë me përmbysje (2-1) i ka lejuar Liverpool të mbajë në distancë sigurie Manchester City (6 pikë diferencë) në prag të përplasjes direkte në program në Anfield të dielën. Pep Guardiola megjithatë nuk e ka kapërcyer lehtë golin e Mané në fund të ndeshjes dhe ka përfituar për ti dhënë një mesazh rivalëve: “Liverpool ka fituar shpesh kështu e ia ka dalë sepse ka një talent të vecantë. Ndonjëherë janë të aftë të hidhen, ndonjëherë të shënojnë gola të pabesueshëm në minutën e fundit”. Replika e afrikanit vonoi ndonjë ditë, por kur mbërriti shërbeu për të rritur ndjeshëm temperaturat mes palëve.

Deklaratat e Guardiola kanë irrituar Jurgen Klopp që megjithatë ka zgjedhur t’i shmangë polemikat e mëtejshme. Ndërkohë Mane nuk është përmbajtur dhe ka replikuar në mënyrë sarkastike ndaj akuzave të hedhura nga menaxheri i City pas suksesit europian kundër Genk në Anfield (2-1): “Ka qenë inteligjente nga ana e Guardiola të tërheqë vëmendjen e Michael Oliver që do të arbitrojë sfidën. Unë do të mendoj vetëm të luaj futboll si zakonisht. Nuk i kushtoj vëmendje asaj që ka thënë Guardiola dhe nuk më jep asnjë motiv më shumë. Do të jap gjithçka për të ndihmuar skuadrën time. Do të jap gjithçka për të ndihmuar skuadrën time”. Pas këtyre deklaratave pak të momentit ka ardhur edhe përgjigjja….

Senegalezi është përgjigjur në mënyrë direkte ndaj provokimeve të teknikut kundërtshtar, me një batutë me doza sarkazme: “Nëse do të ketë një penallti të fituar, do të vazhdoj të hidhem! Nëse të rrëzohem sjell penallti në favorin tim, do të bëjë që të ndodhë! Përse jo? Nuk do ta ndryshoj kurrë mënyrën time të të luajturit”. Në muajin e fundit Mané ka fituar një penallti edhe kundër Leicester e Tottenham, pastaj erdhi ajo kundër Aston Villa: numrat tregojnë se senegalezi… merr vesh nga kjo punë, edhe pse përsëritjen kanë konfirmuar se ka patur një kontakt mes tij e Frederic Guilbert në sfidën e Villa Park.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *