Deputeti Lefter Maliqi ka reaguar në lidhje me qëndrimet kritike të ish-ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati ndaj kryeministrit.
I ftuar në Report tv, Maliqi ka bërë një deklaratë mjaft të fortë, ndërsa theksoi se Bushati duhet të ketë frikë për jetën pas kritikave të shumta kundër lidershipit socialist.
Maliqi e akuzoi Edi Ramën si të lidhur me krimin. “Ditmir Bushati duhet të ruhet nga ky kryeministër, Rama është i lidhur me krimin, hedh gurin dhe fsheh dorën. Bushati të ruhet, të ketë frikë për jetën. Për politikën në PS është i djegur ai sa të jetë Rama, por të ketë frikë për jetën. Mos u duket ndonjë habi se mafia kjo është. Drejtoi gishtin ai ndaj prokurorit…” tha deputeti Maliqi.
Keni me deklarata idiotesh per t’i bere lajme?
Ky nga frika rri ne parlamentin e horrave dhe horreve te ps? Hahaha. Sa te kushton frika.