• |
ide | kryesore

Rama: BE ka nevojë për Evropën Juglindore. Kush nuk e kupton, nuk di çfarë është në lojë!

Lajme, Të fundit

Pas marrjes së një “JO” për negociatat më Bashkimin Evropian, kryeministri Edi Rama nuk ka nguruar të ironizojë vendimin e marrë në Këshillin Evropian.

“Bashkimi Evropian ka nevojë për Ballkanin Perëndimor, apo Evropën Juglindore, po aq sa Evropa Juglindore ka nevojë për Bashkimin Evropian. Ata që nuk e kuptojnë këtë nuk kuptojnë mirë çfarë është në lojë, apo cilat janë sfidat e sotme dhe të së ardhmes”, tha Rama.

Ironia e Kryeministrit vijoi edhe më tej kur tha se vendet tona ende nuk janë gati të anëtarësohen në BE. Sipas Ramës, BE nuk përfiton asgjë nëse luan “lojën e fajësimit” dhe jo të “meritokracisë”

“Vendet tona nuk janë gati të anëtarësohen, prandaj nëse loja e “meritokracisë” shndërrohet në  “lojën e fajësimit”, sa herë që mungon kapaciteti për të nxjerrë një vendim konsensual, kjo gjë nuk i sjell asnjë të mirë BE-së dhe procesit. Megjithatë ne e dimë edhe që rajoni ka shumë potencial për të shfrytëzuar. Ne do të bëjmë më të mirën tonë, duke rritur bashkëpunimin rajonal dhe duke bërë më të mirën tonë për të shmangur pasojat negative, që sjell ky vendim i verbër, apo mosvendim i tetorit në opinionin publik apo në të ardhmen.”, tha Rama.

Këtë deklaratë kryeministri Edi Rama e bëri ditën e sotme në Gjenevë, ku mori pjesë në Forumin e Davosit për Dialogun Strategjik mbi Ballkanin Perëndimor.

10 Comments

  1. O idiot langaraq, po Europa ishte shumë mirë kur nuk ishin pjesë e saj vëllezërit e tu sllavë ish komunistë si bullgarë polak e rumun që ishin dhe janë shumë më lart ekonomikisht politikisht e kulturalisht. Europa nuk ka nevojë për monstra perverse si ti, vetëm kur ti të jesh pas hekurave atëherë Europa është gati të na presë.

  2. O Edo ne e dimë këtë, prandaj mos u lodh të na mbushësh mendjen ne se e kemi të mbushur, por shiko se Europa nuk e kupton këtë, prandaj merru me Europën jo me ne.

  3. blla blla blla , te kane lene ne nje cep o “lider boteror” dhe do te tregohesh i rendesishem..ik o i dhjere se po na qelb vendin!

  4. Te gjithe e dijne o llum se europa do kushtet per te hyre ne te, por ti si i gjirizeve qe je, pjerdh kot per gomeret e vendit qe te vene vesh in.

  5. Loje nuk e ke kuptu akoma or padhosh. Te kane fut vetem koken e ti ben poca, ku ta zhysin komplet do te behesh esell. Deri atehere (shume shpejt) mos e perzi, thithe te paster te pakten

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu