• |
ide | kryesore

Conte ‘masakron’ Inter: “Kërkoj nga lojtarët 110%, e pashmangshme për të fituar”

Sport



Pauza për shkak të impenjimeve të kombëtareve i lejon Inter të marrë frymë pas tre javësh intensive mes kampionatit e Champions. Ditë qetësie për të rikuperuar forcat e për të përgatitur një finale të 2019 plot impenjime e me një objektiv të madh për të arritur: kualifikimin në 1/8 e Champions. Antonio Conte njihet si një trajner masakrues për lojtarët e kanë provuar më parë ata të Juventus, e më pas Chelsea, por konfirmimin e jep vetë tekniku: “Duhet më parë tia transferoj unë të tjerëve e të jem shembulli i mirë për të dhënë jo 100, por 110% – shpjegon tekniku gjatë eventit – . Sapo arrin ta bësh këtë gjë në përditshmëri është e qartë se e ngre stekën edhe në drejtim të atyre që punojnë me ty, tek futbollistët e tu”.

Conte ka përshkruar edhe mënyrën e tij për të menduar e vepruar: “Kërkesa duhet të jetë e lartë për të gjithë nëse do të shkruash historinë, ose të fitosh. Sepse kush fiton shkuan historinë e klubit për të cilin luan ose për të cilin stërvitet. E kuptoj që ka një kërkesë shumë të lartë nga ana ime, shumë lojtarë e kanë të vështirë. Nëse ambicja është të fitosh e të kërkosh të bësh dicka të rëndësishme për të shkruar historinë është e pashmangshme të kërkosh shumë ndaj vetes e të tjerëve”.

Në mendjen e teknikut është turi i forcës që i prêt zikaltrit nga 23 nëntori në 21 dhjetor: shtatë ndeshje që mund të ndryshojnë sezonin e të përcaktojnë objektivat realë për 2020. Pas pauzës, Inter do të përballet me Torinon në transfertë për të luajtur më pas shanset e reduktuara për kualifikim në Champions në shtëpinë e Slavia Praga. Do ti ndjekë këtë ndeshje sfida në shtëpi për Serie A kundër Spal e Roma parpara ndeshjes së shumëpritur kundër Barcellona në San Siro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *