• |
ide | kryesore

Edhe Vjosa Osmani kundër Ramës për Shengenin Ballkanik: Nuk i zëmë besë Serbisë

Lajme, Të fundit



Ish-kandidatja për kryeministre nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ka folur lidhur me takimet e zhvilluara për Shengenin Ballkanik. Në një intervistë për “Opinion”, Osmani u shpreh se në takimin e parë me kryeministrin shqiptar Edi Ramën, do t’i ndryshojë mendjen për të dalë kundër marrëveshjes.

“Nuk e përkrahim një nismë të tillë. Për mua nuk ka qenë e kuptueshme pse është mbajtur ai takim pa marrë pajtimin e shteteve të tjera.

Pse të mos ketë Shengen? Ne akoma nuk mund të lidhim marrëveshje me Serbinë pasi mund të nisin persona që të shkaktojnë tensione të Kosovë. Ne nuk kemi një dokument që është hartuar.

Bëhet fjalë për 700 e ca pika. Ne nuk përtojmë t’i lexojmë, por nuk i kemi pasur ato. Serbia ka dëshmuar që nuk e mban fjalën. Merreni si shembull CEFTA-n. Akoma nuk e respekton. Shqipëria së pari duhet të ulej me Kosovën dhe më pas.

Kryeministri Edi Rama e ka marrë njëherë refuzimin tonë për këtë nismë, në vitin 2015-2016. Jam e hapur që ta dëgjojë zotin Rama dhe do ta bindim se është një nismë e gabuar”– tha Osmani.

Autoritetet e Shqipërisë, Serbisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi zhvilluan pak ditë më parë një takim në Ohër lidhur me Shengenin Ballkanik. Kosova ka refuzuar të dërgojë përfaqësues pasi Serbia dhe Bosnja e Hercegovina nuk e njohin pavarësinë, ndërsa kritikët e kanë cilësuar një nismë të tillë “Jugosllavia e Re”. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Nuk jam ne gjendje te jap ndonje mendim per takimet trepaleshe te Vendeve te Ballkanit Perendimor kur nuk ka ne shtyp nje dokument ku te lexojme se per çfare behet fjale. Zonja Osmani tha shifren 700 pika. Te behen publike. Ne demokraci vendimet meren duke pasur aprovimin e qytetareve te tuj e ne radhe te pare te elektoriatit perkates. Ndersa Zonjen Vjolloca Osmani do te keshilloja me modesti qe te mos paragjykojne Serbet por te ulen ne tavoline me ta duke e ditur mire se kush jane e se çfare kane bere. Jemi te detyruar nga Zoti te jemi fqinje me Serbet. Per bashkimin e kryeministrit te Shqiperise ne kete nisem misterioze pa u konsultuar ose ma e pakta pa i informuar shqiptaret e Rajonit se perse po perkrah kete nisem me duket si nje lloj arongance qe ky tregon karshi te tjereve duke e bere fakt te kryer e cila dhe per kete jam i bindur ai as e ka haberin per pasojat pozitiv apo negative qe mbart ky hap politik per shqiptaret, thjesht ai ka semundjen e te qenit ne pozicionet e “vipave” mediatik.

  2. Shyqyr qe u be publik degjesa per kryeprokuror. Olsjan Çela mesa duket ka mbeshtetje popullore dhe Rama duhet te kete frike tashme. E gjithe PS-ja perfundoje te kurva Ulusi Manjes. Me vjen keq per ate parti qe ka patur vlera… Rama le te beje tangerlliqet e fundit me Vucicin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *