• |
ide | kryesore

Meta përgjigjet nëse do të shpërndajë parlamentin ç’do ndodhë me Vorën dhe Shkodrën

Lajme, Të fundit



Presidenti i Republikës Ilir Meta është pyetur sot në konferëncën për shtyp nëse ka në plan të shpërndajë parlamentin.

“E di që kjo është një kërkesë e vazhdueshme, por Presidenti do vazhdojë të sillet në mënyrë të përgjegjshme” – tha Meta.

Kreu i shtetit u pyet edhe për mungesën e kryetarëve të Bashkisë në Vorë dhe Shkodër.

“Kemi çështje më të rëndësishme sot. Duhet të ngremë Gjykatën Kushtetuese sipas Kushtetutës” – tha Meta duke shmangur përgjigjen.

Meta u pyet edhe për protestat e banorëve të Unazës së Madhe dhe prishjen e shtëpive të tyre.

“Për atë çështje jam shprehur në mënyrë sistematike. Cdo shqiptar të jetë i vëmendshëm dhe i kujdesshëm për rëndësinë që ka shteti i së drejtës” – tha Meta. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *