• |
ide | kryesore

Meta shthur gjuhën: Kujt po i kërcet për fletoren e Dvoranit

Lajme, Të fundit



Presidenti i Republikës Ilir Meta thotë se Arta Vorpsi nuk është anëtare e Gjykatës Kushtetuese edhe pse emri i saj mund të botohet në Fletoren Zyrtare. Sipas kreut të shtetit anëtare e Gjykatës Kushtetuese është Marsida Xhaferllari që ai ka dekretuar dhe që këtë të enjte bëri betimin përpara tij. Në emisionin “Opinion”, Meta tha se ajo që thotë KED nuk ka asnjë vlerë.

“Kujt po i kërcet për fletoren e Dvoranit. Ka mbaruar kjo histori. Jemi shtet i së drejtës dhe jo republikë noteriale. Asistencë mjekësore nuk i ofroj dot Dvoranit. Ai edhe mund të ketë nevojë. Ai paska shqetësim për etikën e Presidentit ndërsa nuk ka shqetësim për planin mafioz që i merr kompetencat Presidentit” – tha Meta. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Bravo Presidenti! Je bariera e vetme e mbrojtjes se kushtetutes.KM yne pervers vetem skenare te tille mund te krijoje.Ne kete vend e keqja s’paska fund. O Zot , shperblejau ne femijet dhe familjet e tyre me te njejten monedhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *