• |
ide | kryesore

Aksident në Rrugën e Kombit, ndërron jetë një person

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një këmbësori u regjistrua pasdite vonë në Rrugën e Kombit. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gëziq të Mirditës.

“Rreth orës 18:45 , në autostradën Rreshen-Kukës, në fshatin Gëziq ,Mirditë, automjeti tip “Kamionçinë”, me drejtues shtetasin E.B.,41vjeç, banues në Fanë, Mirditë, ka përplasur një këmbësor. Si pasojë e përplasjes, këmbësori ende i pa identifikuar ka gjetur vdekjen” njofton policia.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi E.B, është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e shtetasit të aksidentuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *