• |
ide | kryesore

Johnny Depp braktiset nga e dashura

Paparazzi, Slider



Johnny Depp, është sërish beqar. Një nga aktorët më të pëlqyer nga femrat i propozoi për martesë të dashurës por ajo nuk ndihej gati për të hedhur hapa më seriozë në lidhjen e tyre, kështu që u nis për në vendlindjen e saj, në Rusi.

Burime pranë çiftit kanë treguar për “People” se 24-vjeçarja refuzoi kategorisht ta çonte lidhjen në një stad tjetër, madje nuk ka pranuar as që Depp të njihet me familjen e saj.

Shkaqet kryesore të ndarjes mendohet të lidhen me diferencën në moshë, konfliktet e Deep me ish-bashkëshorten Amber Heard, por kryesorja ishte fakti se ajo e urrente vëmendjen e madhe nga mediat.“Polina e urrente vëmendjen që po merrte nga kjo marrëdhënie, madje u frikësua”, thotë një burim për “People”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *