Shumë të famshëm të Hollywoodit kanë ofruar mendimet e tyre për një nga temat më të nxehta të javëve të fundit, gjyqin kontrovers dhe televiziv që përfshin Johnny Depp dhe ish-bashkëshorten e tij, Amber Heard.

Që nga divorci i tyre, shumë të famshëm kanë zgjedhur anë në këtë mosmarrëveshje. Sidoqoftë, ekziston një person i veçantë që pritej të mbështeste Heardin, por në fakt vendosi të qëndronte pranë Deppit.

Johnny e ka akuzuar ish-gruan e tij për shpifje dhe tani janë duke u përballur në gjykatë, fillimisht në Britaninë e Madhe, ku humbi një gjyq dhe tani në SHBA në Virginia.

Në seancë kanë marrë pjesë disa persona të njohur për t’iu përgjigjur pyetjeve të avokatëve të dy palëve. I fundit që ka përkrahur aktorin, edhe pse në një mënyrë shumë më delikate është Jason Momoa, i cili ka punuar me Heard në disa raste, si në filmin “Aquaman”. Kishte zëra që sugjeronin se Momoa do të mbështeste Amberin, por fansat e Depp theksojnë se Momoa sapo ka filluar të ndjekë yllin e “Pirates of the Caribbean” në Instagram, vetëm pasi kishte filluar beteja ligjore e Depp kundër Heard.

Sipas tyre, kjo është një shenjë e qartë e mbështetjes së Momoas për aktorin 58-vjeçar. Të tjerë të famshëm të famshëm që kanë mbështetur Depp përfshijnë Penelope Cruz, Javier Bardem, Sia, JK Rowling dhe Paul Bettany. /Telegrafi/