• |
ide | kryesore

Pas humbjes së gjyqit, Johnny Depp i kërkohet të heqë dorë nga roli i radhës

-Instant, Paparazzi, Slider



Johnny Depp është tërhequr nga roli i tij në serialin “Fantastic Beasts”, pas humbjes së gjyqit në fillim të nëntorit. Një lajm të tillë aktori e bëri publik vetë përmes një posti në Instagram, ku e konfirmonte për 7.4 milionë ndjekësit e tij. Drejtuesit e Warner Bros i kanë kërkuar aktorit të tërhiqet nga roli, pas humbjes së çështjes kundër botuesit të gazetës britanike The Sun, e cila pretendon që Depp është një burrë abuziv.

“Dua t’ju bëj me dije se më është kërkuar të heq dorë nga roli im i Grindelëald  në “Fantastic Beasts” dhe unë e respektoj dhe pranoj kërkesën.”- shkruan ai.  Në fund të deklaratës ylli i filmave thotë se do të apelojë për vendimin e gjykatës, duke siguruar se do t’i shkojë gjer në fund të vërtetës. “Gjykimi surreal i gjykatës britanike nuk e ndryshon luftën time për të thënë të vërtetën dhe po ju them se kam ndërmend të apelojë. Vendosmëria ime mbetet e fortë dhe do të vazhdojë të provojë që akuzat kundër meje janë false. Jeta dhe karriera ime nuk përcaktohet nga ky moment.”

Depp ka luajtur në serial që prej 2016-ës, por përfshirja në akuzat e Amber Heard dhe dramat me të e  bënë të diskutueshëm pjesëmarrjen e tij.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *