• |
ide | kryesore

Rosie Huntington-Whiteley dhe Jason Statham, prindër për herë të dytë

-Instant, Paparazzi, Slider



Rosie Huntington-Whiteley solli në jetë fëmijën e dytë, një vajzë, me partnerin Jason Statham, sipas burimeve të fundit.

Modelja e Victoria’s Secret, 34 vjeç, solli në jetë fëmijën e dytë në Londër, tha një anëtar i ngushtë i familjes për Daily Mail. Rosie njoftoi në gusht 2021 se ishte sërish shtatzënë. Dyshja, të cilët kanë një diferencë moshe 20-vjeçare, janë gjithashtu prindër të një djali 4-vjeçar, Jack Oscar, i cili erdhi në jetë në qershor 2017. Huntington-Whiteley dhe Statham janë në lidhje që nga viti 2010. Ata u fejuan në janar të vitit 2016, por ende nuk janë martuar. Të dy janë shumë privatë për lidhjen dhe duan të mbajnë një profil të ulët.

Në vitin 2015, aktori bëri shaka për Esquire kur tha ai dhe partnerja preferojnë të “dehen dhe të notojnë rreth pishinës” në vend që të lëvizin në qytet.

Horoskopi i Susan Miller për muajin shkurt 2022: Luani dhe Virgjëresha



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *