• |
ide | kryesore

Nga takimi i parë e deri tek ndarja, Mozzik flet hapur për divorcin me Loredanën

F1, Paparazzi



Nga takimi i parw, lidhja, Hana, karriera swbashku e deri tek ndarja, Mozzik zbulon tw pathwnat dhe mardhwnien me Loredanwn.  Në një intervistë për portalin zviceran “20 min“, ai zbuloi për herë të parë se po divorcohet nga nëna e vajzës së tij.

https://www.20min.ch/schweiz/news/story/-Mein-Kopf-glaubt-Lori–mein-Herz-Petra-Z—17928924

Mozzik u pyet nëse do ta humbasë lejen e qëndrimit në Zvicër nëse divorcohet dhe ai tha që do të respektojë ligjin:

“Jo, nëse ligji thotë kështu, kështu është dhe unë e respektoj atë. Divorci tani është rrugës. Por jam i sigurt se do të marr një vizë pune për koncertet e mia”!

Reperi u shpreh se Loredana është nëna e vajzës së tij dhe kurrë nuk do të thoshte asgjë të keqe për të. Ai u shpreh se martesa mes tyre thjesht nuk funksionoi më, por la të kuptohej gjithashtu se diçka nuk shkonte me Loredanën.

Si është Loredana si një femër?

Ajo ka një zemër të madhe dhe i do njerëzit, por ajo duhet të ndryshojë!

Në çfarë mënyre?

Nuk dua ta them këtë në publik pasi ajo e di vetë!

Sa të rëndësishme janë për Loredanën paratë dhe luksi?

Nuk e di!

Mozzik ka kujtuar edhe takimin e parë me Loredanën për ditën e Shën Valentinit, 4 vite më parë:

Ti ke kohë që ke qenë i lidhur me Loredanën! Si u takuat?

I shkrova në Instagram dhe mendova “Çfarë gruaje e mrekullueshme” dhe më pas prita një javë për t’i shkruar sërish. Për ditën e Shën Valentinit 4 vite më parë, ne u takuam për herë të parë.

Si ishte takimi i parë?

I çuditshëm. Shkuam në restorant dhe të gjithë po na shikonin. Në një pikë unë i thashë Lorit: “Çohu të ikim!”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *