• |
ide | kryesore

Video/ Manchester City rrokadë me Chelsea: Guardiola përmbys Lampard në Etihad

Sport, Video



Ndeshja më e rëndësishme e javës së 21 të Premier League nuk i zhgënjeu pritshmëritë: Manchester City ka thyer 2-1 Chelsea, duke përmbysur skuadrën e Lampard në Etihad. Citizens nuk po arrijnë të mbajnë hapin e Liverpool kryesues, por me këtë sukses kanë ndërruar vendin me Blues dhe janë vënë në ndjekje të Leicester.

Spektakël për 90 minuta mes dy skuadrave, që kanë luajtur hapur në kërkim të fitores, për të forcuar pozitat e tyre. Londinezët ia bënë jetën të vështirë skuadrës nga Manchester pas avantazhit të N’Golo Kante, që realizoi në minutën e 21. Tronditja për golin e pësuar ka rezultuar pozitive për City, që reagoi fort. Blues e patën të pamundur të dalin pa dëme nga furia e skuadrës së Guardiolës, që barazoi me De Bruyne në minutën e 29, përpara se ta përmbyste me Riyad Mahrez 8 minuta nga fundi i pjesës së parë.

Që disfata të mos bëhej edhe më e rëndë, në ndihmë të Chelsea erdhi Var, që anulloi një gol të Citizens, që konfirmohet ofensiva më e mirë e Premier League me 37 gola të shënuar. Fitorja e 9 në kampionat për Guardiola që ndërron vendin në renditje me Chelsea dhe ngjitet në kuotën e 28 pikëve, një më pak se Leicesteri e 9 më pak se Liverpool kryesues.

https://www.youtube.com/watch?v=ic6VqjLJGMg



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *