• |
ide | kryesore

Champions/ Var protagonist në Pragë: Inter kalon nga 0-2 në 1-1 kundër Slavia!

Sport



Dicka e ngjashme kishte ndodhur edhe në kampionatin e kaluar të Serie A, në ndeshjen e muajit shkurt Spal-Fiorentina, por tani u përsërit në Champions, ku sërisht ishte në lojë një skuadër italiane. Në Slavia Praga-Inter, diferenca e vetme ishte në kohën e kaluar mes dy aksioneve në fjalë (këtë herë më e gjatë, gati një minutë), por përsëri efekti ishte i njëjtë: u kalua nga një gol i anulluar për një skuadër, në atë të akorduar me penallti nga VAR për skuadrën tjetër.

Kështu ndodhi paradoksalisht: Inter ishte në avantazh 1-0 në Pragë kundër Slavia e në minutën e 35′ Frydrych (mbrojtësi cek) humb topin në kontrast loje me Lautaro që shërben më pas për Lukaku që e dërgon në rrjetë për 2-0. Feston Conte, feston Inter, arbitri Marciniak thirret nga Var e shkon të vizionojë kontaktin në zonë që ndodhi një minutë më parë në zonën zikaltër mes De Vrij e Olayinka: anullohet goli i dyfishmit të belgut e penallti për Slavian, që Soucek e realizoi duke barazuar provizorisht rezultatin 1-1!



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *