• |
ide | kryesore

Tifozët e Napolit provokojnë anglezët: policia arreston 5 italianë në Liverpool

Sport



Momente tensioni të jashtëzakonshëm janë shënuar në Liverpool përpara nisjes së ndeshjes së Champions League, kur disa tifozë të Napoli janë përplasur me policinë lokale. Bilanci i kontrastimeve është me 5 tifozë të napoletanë të arrestuar: tre me akuzën e fyerjeve, një për bastisje e një tjetër është ndaluar në hyrje të Anfield për prishje të qetësisë publike.

Një dëshmitar ka treguar për Liverpool Echo edhe momentet e frikës: “Ishin të armatosur me rripa e kërkonin telashe, kur panë që po filmoja me goditën me shishe. Vetëm ndërhyrja e policisë me kuaj bëri që të largoheshin”. Por përmes profilit në Twitter, policia e Merseyside ka konfirmuar pesë arrestimet e ka saktësuar se asnjë tifoz i Napolit, që shëtiste në rrugët e qytetit, nuk kishte shufra hekuri, apo shkopinj golfi, duke theksuar se ato që mbanin ishin vetëm shkopinjtë e flamujve.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *