• |
ide | kryesore

Sezon i mallkuar për Dembelé: një muaj jashtë, mungon kundër Inter

Sport



Pavarësisht fitores së rëndësishme kundër Borussia Dortmund në Champions e kualifikimit matematik si e parë e grupit, Barcellona nuk mund të buzqëeshë plotësisht. Ousmane Dembelé ka pësuar një dëmtim në bicepsin e femurit të djathtë, që do ta mbajë larg fushave për më shumë se një muaj. Francezi, i zëvendësuar nga Griezmann në minutën e 25′ të pjesës së parë kundër Borussia, do të humbasë ndeshjet e Liga kundër Real Madrid e Atletico. Por, mbi të gjitha, nuk do të jetë i disponueshëm për sfidën e Champions kundër Inter në 10 dhjetor.

Raundi i gjashtë i Champions, që për katalnasit është një formalitet, vlen shumë për zikaltrit, që në rast fitore do të kualifikoheshin në 1/8 si e dytë e grupit. Skuadra që është shfaqur në Pragë, e sidomos ajo e pjesës së parë në Camp Nou, ka potencialin për të mundur një Barcelonë pa objektiv. E, duke parë dëmtimin e Dembelé, edhe me mungesa.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *