• |
ide | kryesore

“Babai më rreh e më dërgoi në Bangladesh”: detyra e klasës tregon jetën e vështirë të kampionit të vogël të shahut

Sport



Musharraf është 12 vjec dhe është një kampion i vogël shahu lindur e rritur në një provincë të Vicencës. Por djaloshi rrezikon ti thotë lamtumirë karrierës së tij sportive e jetës në Itali: si tregon Corriere del Veneto, tani ndodhet në Bangladesh, ku është dërguar nga i ati për shkak se vogëlushi i është rebeluar traditës.

“Më ndihmoni, jam në Dubai e po më dërgojnë në Bangladesh”, ky është mesazhi i dërguar me Whatsapp nga Musharraf një mikut të tij. Pastaj, heshtje. Djaloshi është tani në një vend të Azisë me të ëmën e dy vëllezrit më të vegjël. Nga fundi i tetorit është dërguar në vendin e origjinës së prindërve me një gënjeshtër: “Më kanë thënë se po shkonim të bënim një vizitë mjekësore, por mamaja më coi në aeroport”, ka rrëfyer ai. Cështja është se në sytë e të atit ai është rebeluar ndaj traditës dhe është një akt i pafalshëm: “Nuk e njihnim më – shpjegon i ati – im bir ishte bërë i parespektueshëm, nuk bënte asgjë nga ato që i thoshim. Arriti dhe vuri në dyshim ekzistencën e Allahut e një ditë më fyu. Ma shkatërruan”.

“Shkatërrimi” për bengalezin e vogël ka qenë kultura në të cilën po rritej dhe prindërit nuk po arrinin ta pranonin ndryshimin tek i biri. Të paktën kështu e shpjegojnë komshinjtë e familjes së Musharraf. “Vinte të luante me djalin tim, pastaj nisi të besojë tek unë dhe të më flasë për Eminem, këngëtarët e brezit të tij e gjithë ato biseda që në shtëpi nuk i bënte dot”.

Një histori delikate që prek edhe temën e dhunës: “Kur kthehem në shtëpi, ata më rrahin”, lexohet në një detyrë klase të shkruar nga ai në maj. “Èshtë e padrejtë të keqtrajtohesh nga babai ose mamaja, të pësosh fyerje për arsye të kota apo pse nuk mbështet fenë e tyre”. Në një tjetër detyrë, Musharraf tregoi për një rast kur i ati “nisi ta qëllojë në kokë, në krahë e në kurriz” dhe e ëma nuk e mbrojti sepse “më fajësoi se kisha bërë zhurmë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *