• |
ide | kryesore

Inter përplaset tek Mirante: barazimi me Romën mund ti kushtojë kreun

F1, Sport



Inter shpenzon shumë dhe ngadalëson, Roma reziston e bën një tjetër hap përpara në zonën Champions të renditjes. Conte kishte shënuar gjithnjë, por në ndeshjen numër 20 gjeti përballë një mur: Lautaro e Lukaku përplasen mbi Mancini e Smalling, pjesën tjetër e bën një Mirante spektakolar, që vuri duart para portës verdhekuqe. 0-0 e parë sezonale për zikaltrit, që vinin nga pesë fitore radhazi në Serie A, i jep Conte vetëm minimumin e distancimit: Juventus tani është dy pikë pas, por nesër në supersfidën kundër Lazio, mund të rimarrë përsri kreun e klasifikimit.

I ftohti i Meazza nuk e ndaloi Inter të krijonte një seri mundësish në 45 minutat e para, por të pashfrytëzuara për fatin e keq të Conte. Në të 7’ dhuratën e bën Veretout: por Lukaku nuk kalon dot Mirante. Në momentin më të mirë të Roma spikati Zaniolo: verdhekuqtë në 25 minutat e para kontrolluan e bën pasime pa lejuar Inter të rinisej në kundërsulm, deri në 5 minutat e fundit të pjesës së parë. Mes minutës së 42’ e 43’ zikaltrit kanë dy raste, përsëri falë gabimeve të lojtarëve të Romës. Në fillim Vecino i rrëmbeu topin Perotti, por e coi dëm pa mundur të shërbente për Lukaku, pastaj gafën e bëri portieri që i dorëzoi topin Lukakut, që humbi kohë para se të pasonte për Brozovic, që bëri edhe më keq.

Inter rinisi lojën me mentalitetin e duhur dhe Roma rrezikoi të kapitullonte. Në të 48 Borja shërbeu në qendër për Vecino, goditja e të cilit provokoi një super reagim të Mirante. Në minutën e 23’ Mirante është përsëri i jashtëzakonshëm: këtë herë në dalje, falë edhe Spinazzola, duke bllokuar Lautaro. Në fund, në të 42’ përsëri Lautaro nuk shtyn dot në rrjetë krosimin e Vecino, duke konfirmuar mbrëmjen jo për Inter. Për keqardhje nuk ka kohë sepse të martën është Barcelona: fitorja në Champions është detyrim për tu kualifikuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *