• |
ide | kryesore

Hetimet për dëmet nga tërmeti, kryeprokurori: Kush ka përgjegjësi do të përgjigjet para ligjit

Arkiva, Lajme, Të fundit

Kryeprokurori Olsian Çela një ditë pasi mori zyrtarisht detyrën në krye të organit qendror të akuzës, ka zbarkuar në Durrës. Qëllimi i vizitës është hetimi për pasojat katastrofike që la pas tërmeti i 26 nëntorit.

Në një prononcim për mediat nga Durësi, Olsian Çela është treguar mjaft i prerë, ndërsa theksoi se asnjë person që ka përgjegjësi për situatën nuk do ti shpëtojë ndëshkimit, qoftë ky edhe zyrtar.


“Qëllimi i vizitës janë hetimet për tërmetin. Situata është mjaft e qartë. Puna e bërë nga prokurorët është mjaft e mirë. Shumë shpejt do të kemi rezultate të prekshme. Individë të papërgjegjshëm duke vepruar me koshiencë kanë shkelur ligjin dhe pasojat kanë qënë vdekja e shumë personave. Reagimi i prokurorëve do të jetë zbatimi i ligjit i prerë dhe korrekt. Nga hetimi po dalin edhe probleme me mangësitë e legjislacionit. Do propozojmë edhe ndryshime në ligj që mos përsëriten më situata të tilla, duke sjellë edhe më shumë siguri për qytetarët. Do të përgjigjen para ligjit kushdo qoftë përgjegjësi, qoftë ndërtuesi apo qofshin zyrtarë”.-tha ndër të tjera Olsian Çela.

3 Comments

  1. Kaq te poshter keta mbas 1990.
    Pa vizion fare.
    Te merrnin shembull nga lartesite qe ndertonte Enveri po me cilesine qe kane Italianet ne ndertim dhe siperfaqet ne gjelberta midis banesave.
    Keta te langopur me vjedhje qe nga themelet ne cilesine e kateve dhe ne shtesat e kateve.
    Nuk kam qene ne paris edhe pse jam frankofoles.
    Por jam cuditur nga papjet nga rrethi ciklistik Tour de France. 13 milion banoreme nderime 2 3 4 kate dhe ne nje sfond te larget harmonizohen 5 6 kulla me kullen Eifel.
    Po keta dy derdimenet njeri ka studiuar dhe tjetri ka jetuar ne FRANCE??????

  2. Ke do fusesh brenda ? Te gjithe ndertusit jane minoren . Kalamoj cerdhesh. Bile dhe kryeministrin e keni minoren. Pa harruar kryetaret e bashkive. Te gjithe minoren.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu