• |
ide | kryesore

Dortmund: Witsel aksidentohet në fytyrë, kthehet në 2020

Sport



Problem në shtëpinë e Borussia Dortmund, që ka humbur Axel Witsel dhe do ta ketë sërish vetëm vitin e ardhshëm. Belgu i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale për një dëmtim në fytyrë të pësuar për shkak të një aksidenti në shtëpi. “Nuk kemi mundur të flasim me të dje (të dielën), sepse ishte në terapi intensive në spital”, ka shpjeguar tekniku i verdhezinjve Lucien Favre në vigjilje të sfidës në shtëpi të Champions League kundër Slavias së Pragës, dhe atë në distancë me Inter për kualifikimin në 1/8 e finaleve.

Një zëdhënës i Borussia Dortmund ka deklaruar se Witsel është rrëzuar në shtëpi, por nuk ka dhënë detaje të tjera: “Nuk do të jetë në gjendje të luajë për pjesën e mbetur të vitit, por është kthyer në shtëpi”, ka shtuar Favre.

 

https://twitter.com/BlackYellow/status/1204005522967605248?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1204005522967605248&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.sportmediaset.mediaset.it%2Fcalcio%2Fchampionsleague%2Fdortmund-witselsi-rompe-la-faccia-in-casa-torna-nel-2020_12152060-201902a.shtml



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *