• |
ide | kryesore

Inter, Conte: “Messi apo jo Messi, ne duhet të japim më shumë sesa mundemi”

Sport



Të gjithë brenda një nate, gati!”: kshtu thërret Inter sot popullin zikaltër në San Siro për ndeshjen e së martës mbrëma kundër Barcelona. Objektivi është kualifikimi në 1/8-at e Ligës së Kampionëve, një fitore për të qenë zotër të fatt të tyre, por edhe një barazim apo edhe një humbje mund të ishte e mjaftueshme, gjëja e rëndësishme është të bëjmë të njëjtin rezultat si Dortmund në shtëpi me Slavia Prague. Dhe San Siro do të jetë tejet i mbushur, me rekordin më të lartë të shitjeve të arritur ndonjëherë në historinë e futbollit italian.

“Messi apo jo Messi (Barcelona nuk e ka thirrur) varet nga ne”, tha trajneri i zikaltërve në Sportmediaset. “Nga stadiumi pres shumë energji pozitive: tifozët tanë do të jenë të nevojshëm për të ndjekur objektivin të gjithë së bashku edhe pse e dimë që me skuadra të tilla edhe duke dhënë maksimumin ndonjëherë mund të mos mjaftojë. Do të ishte me siguri një gjë e rëndësishme, kjo është e qartë, e rëndësishme për klubin dhe gjithashtu për shumë prej nesh duke qenë se nuk kemi një përvojë të madhe në Ligën e Kampionëve. Këtu e fus edhe veten, pasi ky është Champions im i katërt si trajner”.

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *