• |
ide | kryesore

Koalicioni, Mustafa thërret nesër mbledhje të LDK-së. Kërkohet dakordësi me Vetëvendosjen edhe për postin e Presidentit

Lajme, Të fundit



Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thirrur për nesër një mbledhje urgjente të kryesisë së partisë, ku temë kyçe e diskutimit do të jetë marrëveshja për koalicion me partinë e Albin Kurtit, raporton Express.

Në kushte anonimiteti një anëtar i kryesisë së LDK-së ka treguar për Gazetën Express se Mustafa e ka thirrur mbledhjen për nesër në ora 11:00.

Kjo mbledhje vjen në kohën LDK e VV nuk po mund të merren vesh për koalicion, si pasojë e kushtit të partisë së Mustafës, që me Vetëvendosjen të dakordohen edhe për postin e presidentit, të cilin sipas marrëveshjes e kanë kërkuar që të ju takojë atyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *