• |
ide | kryesore

Kontrata e lobimit të PD-së, çështja në dorë të gjyqtarit Lazer Sallaku

Arkiva, Lajme, Të fundit



Lazer Sallaku është caktuar me short si gjyqtari paraprak për çështjen e ngritur ndaj kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha në lidhje me kontratat e lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sallaku është gjyqtar i Gjykatës së Tiranës dhe do të vendosë për dërgimin e dosjes në gjyq, rikthimin në Prokurori për hetime të tjera apo për pushimin e saj.

Numri një i Partisë Demokratike, ish-Sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani dhe financieri i partisë Ilir Dervishi akuzohen për falsifikim të vulave dhe stampave, ndërsa është pushuar hetimi për pastrim të produkteve të veprës penale.

Sipas Prokurorisë, bëhet fjalë për transferimin e pagesës prej 650 mijë Dollarë nga Partia Demokratike me qëllim lobimin në SHBA.



2 Comments

  1. Qente lehin ( per gjoja 650 mije dollare) dhe nuk ndihen per miliardat qe vjedhin qe prej gjaste vjtesh,çdo dite.

  2. O ziguri sa loqe qe je me qe keto vjedhin miliona duke shpifur ju zagaret,ti je dakort qe luluja te vjedhe 650 mije dollare,e kupton sa rrotkari duhet te jeshe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *