• |
ide | kryesore

Vrasja në Peqin/ FNSH nga Tirana kontrolle të shumta në zonë. Shoqërohen një numër i madh personash

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kontrolle të shumta po zhvillohen në Peqin dhe në Elbasan pas atentatit me armë mbrëmjen e sotme ku mbeti i vdekur 23 vjeçari Andi Zylyfi ndërsa u plagos rëndë Ardit Uruçi, 21 vjeç.

Në ndihmë të policisë së Elbasanit kanë shkuar edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilët po përdorin edhe qenin gjurmues për krehjen e zonës. Në Elbasan ndodhet edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Grupi i Posaçëm Hetimor me Specialistë nga Departamenti i Policisë Kriminale, Drejtoria e Elbasanit dhe nën drejtimin e Prokurorisë  po administron çdo prove  te vlefshme qe do t’i shërbejë hetimit.

Një numër i madh personash janë shoqëruar në Drejtorinë e Policisë Elbasan dhe në Komisariatin e Policisë Peqin dhe janë marrë në pyetje në lidhje me rrethanat e ngjarjes apo për ndjeni në lidhje me ngjarjen dhe autorët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *