• |
ide | kryesore

Inter anullon konferencën për shtyp: “Nga CorSport letër ofensive për Conte”

Sport



Inter ka vendosur të anullojë konferencën e Antonio Conte, në vigjilje të sfidës në Franchi kundër Fiorentinës. Një pozicionim që është bërë public përmes një komunikate për shtyp: “Dje, nga Corriere dello Sport, është publikuar një letër ofensive kundër trajnerit tonë, duke justifikuar agresivitetin në koment. Për ti dhënë një sinjal të gjithë medias “që duhet të garantojnë respektin për personat” sot nuk do të mbahet konferenca për shtyp”.

Për të kuptuar reagimin e klubit zikaltër, duhet kthyer një hap mbrapa. Në 13 dhjetor, Corriere dello Sport ka publikuar një mail të një “tifozi” që trajtonte eleminimin e Inter nga Champions, pas humbjes me Barcelonën. Një letër, pastaj e komentuar nga vetë gazeta, që shoqëria zikaltër e ka konsideruar ofensive në mënyrat dhe tonet e përdorura drejt Antonio Conte (protagonist i konsideratave të tifozit) duke marrë vendimin për këtë pozicionim, që vjen në fakt, pas një javë polemikash, gjithnjë në lidhje me Corriere dello Sport, pas titullit “Black Friday” e shoqëruar me foton e Lukaku e Smalling në faqen e parë, përpar sfidës Inter-Roma të 6 dhjetorit.

LETRA E TIFOZIT E PUBLIKUAR NGA CORRIERE DELLO SPORT

“Përshëndetje zoti Italo (Italo Cucci), gëzohem (nëse mund të thuhet kështu) të shoh Interin e madh të kalohet nga Barcellona B që i tregoi si luhet futboll trajnerit të tyre të lodhur. Pastaj të dëgjojë dy telekronistët që vazhdonin të ankoheshin për mungesën e Sensi e Barella! Në rregull, për të justifikuar pagën mund të thuash gjithcka, por pak ndershmëri nuk do bënte keq. Luanim kundër Barcellona B! Harrova, nuk jam tifoz as i Juventus e as i skuadrave të tjera të nivelit, por i Bolonjës, por kundërshtoj këtë shenjtërim të Conte që në karrierë, pavarësisht fitoreve, nuk ka bërë kurrë lojë të bukur…

Italo Cucci, është përgjigjur kështu:
“Mërzisë tënde po i shtoj timen, që jam gati ta bëj torturuese: kur do të rrëfehen, drejtuesit (edhe miqtë…) e tifozët e Inter që pa Icardi e kanë hedhur në kosh Champions…e ndoshta edhe pjesën tjetër? Sllogani: NO ICARDI, NO PARTY“.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *