• |
ide | kryesore

Kokainë e prostitucion në Shkodër/ Në pranga 2 menaxherët dhe këngëtari. Në kërkim pronari, procedohet balerina

Arkiva, Lajme, Të fundit

Policia jep informacione zyrtare për operacionin e zhvilluar gjatë natës në Shkodër që çoi në shoqërimin e disa personave.

Policia e Shkodrës dhe forcat speciale RENEA kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Klubet e natës”, duke arrestuar 3 persona, mes tyre një këngëtar vendas dhe kanë shpallur në kërkim pronarin e një lokali.

Sipas të dhënave zyrtare operacioni kaardhur pas hetimeve proaktive disamujore të realizuara nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë, për dokumentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në klubet e natës dhe vënies së ambienteve të lokalit për ushtrimin e prostitucionit, në qarkun Shkodër. Kontrollet e policisë janë shtrirë në shumë lokale dhe klube nate në qarkun Shkodër.

Pas një punë të mirorganizuar nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me mbështetjen e focave Speciale Renea, u organizua dhe finalizua operacioni policor “Klubet e natës”, për goditjen e personave që shpërndanin lëndë narkotike në klubet dhe lokalet e natës, në Qarkun e Shkodrës.

Si rezultat i operacionit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasve:

A. V., 29 vjeç, menaxher i klubit, lindur dhe banues në Shkodër, i dënuar më parë për veprën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
G. M., 27 vjeç, menaxher i klubit, lindur dhe banues në Shkodër, i arrestuar më parë për të njëjtën vepër penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, në bashkëpunim”.
Z. J., 57 vjeç, këngëtar në club, lindur në Muriqan e banues në Shkodër.Gjithashtu u bë shpallja në kërkim policor e pronarit të lokalit, shtetasit E. M., si dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasit Ç. P., 33 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër (klient) dhe L. S., 31 vjeçe, banuese në Shkodër (balerinë).

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se të gjithë këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe persona të tjerë kanë shitur dhe shpërndarë lëndë narkotike kokainë, kanë vënë në dispozicion ambientet e lokalit për përdorimin e drogave dhe për ushtrim prostitucioni.

Në momentin e kontrollit, Policia ka sekuestruar një sasi të vogël lënde narkotike kokainë dhe sende të tjera që shërbejnë për përdorimin e lëndëve narkotike, 5 aparate celular dhe dokumentacionin e lokalit ku ushtrohej ky aktivitet.

Policia vazhdon punën me intensitet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe për zbardhjen e bashkëpunëtorëve të tjerë. Materialet referohen në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në bashkëpunim, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, “Prostitucioni”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu