• |
ide | kryesore

BE dhe Këshilli i Europës nxjerrin bllof Ramën për “paketën anti-shpifje”

Arkiva, Kryesore



Edi Rama po bën një përpjekje të fundit për të mashtruar opinionin publik se “paketa anti shpifje” që e nxjerr atë zbuluar si një autokrat të rangut të Putinit dhe Erdoganit, ka arritur të marri një mbështetje ndërkombëtare. Ai boto të martën pasdite një status ku pretendon se e gjitha ka qenë e rakorduar me faktorin ndërkombëtar: “Projekti do të hyjë nesër për miratim në seancë pas një pune të përbashkët thuajse njëvjeçare me OSBE e i dakordësuar 100% me ekspertët e zyrës së Vienës nën drejtimin e @harlemdesir” ka shkruar kryeministri.

Por, sipas burimeve të Lapsi.al ky është një manipulim i pasër. Një burim nga OSBE në Vienë pohoi për Lapsi.al se të premten, Harlem Desir, komisioneri i OSBE për mediat i ka çuar një letër konfidenciale kryeministrit, ku i këkron të bëhen ende ndryshime ligjore thelbësore të “paketës Anti- shpifje”.

Vërejtjet kryesore të BE, OSBE dhe Këshillit të Europës që janë shfaqur sinkron me këtë çështje kanë denoncuar gjobat e larta që parashikohen për mediat online dhe marrjen e rrolit të gjykatave nga ente shtëtërore të kontrolluara politikisht si Akep apo AMA.

Për të shmangur këto në mënyrë perfide Rama ka bërë sikur ka bërë ndryshime në projektligje deri në minutën e fundit duke ulur gjobat nga 10 në 4 milionë, por duke mos prekur thelbin represiv të paketës.

Lexo këtu ndryshimet e minutes se fundit që beri PS

Po ndryshe nga shumë raste kur ndaj liderit autokratik shqiptar, të huajtë kanë mbyllur njërin sy, këtë herë ata kanë rreaguar në Bllok.

Fillimisht Dunja Mijatoviç, Komisionerja e Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, tha se “paketa kundër shpifjes” që pritet të miratohet nga Parlamenti shqiptar të mërkurën ka nevojë për “përmirësim urgjent”, pasi disa dispozita nuk janë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe evropiane të të drejtave të njeriut për lirinë e mediave.

Edhe Këshilli i Europës proteston fort ndaj “paketës anti shpifje” kundër medias

Në sintoni me të dhe me letrën konfidenciale për Ramën të nënshkruar nga Harlem Desir, reagoi pas ndryshimeve të fundt edhe Bashkimi Europian.

Komisioni Evropian tha sot se projektligji për shtypin në Shqipëri, megjithë ndryshimet që i janë bërë ditët e fundit, përsëri ngre shqetësime.

Një zëdhënës i Komisionit Evropian, i tha Zërit të Amerikës se projektligji për shtypin në Shqipëri, megjithë ndryshimet që i janë bërë ditët e fundit, përsëri ngre shqetësime. Ai theksoi se edhe varianti i fundit nuk merr parasysh një sërë rekomandimesh që janë bërë nga faktorë të ndryshëm ndërkombëtarë.

Andi Bushati: Asgjë personale, kjo nuk është beteja jonë me Ramën

Është e rëndësishme, këmbënguli zëdhënësi, që të gjitha rekomandimet, të cilat u ritheksuan të martën edhe nga Komisionierja e Evropës për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatović, të merren parasysh para se projektligji të kalojë për miratim përfundimtar.

Komisioni Evropian, tha zëdhënësi, e ka rishikuar paketën ligjore mbi shtypin duke ofruar komente dhe duke shprehur shqetësime gjatë gjithë procesit të hartimit të saj. Komisioni Evropian u ka bërë thirrje autoriteteve të marrin në konsideratë vërejtjet e OSBE-së dhe rekomandimet e Këshillit të Evropës, në mënyrë që ligji i ri të jetë në përputhje me standardet evropiane të lirisë së shprehjes.

Pra pavarësisht nga manipulimet dhe përpëlitjet e orëve të fundit që po  bën Rama, duket se është hera e para që ndërkombëtarët janë barrikaduar në bllok kunndër tij. Kjo është gjithashtu hera e parë që ata janë shprehur hapur kundër një nisme që shkatërron themelet e demokracisë së një vendi.

©Lapsi.al



10 Comments

  1. Ky kryeM….. mashtron dhe vetem mashtron .Mjer shqipetaret per ketekryeM….. qe kan . Ne cdo fjal qe nxier e ka madhtrim . Nuk e ka per turp te genjeje , te mashtroje e te perdore fatekeqesit per te genjyer shqipetaret . Ne qoftese egziston sado pak drejtesi e PA varurur ky duhet te hetohet si kryekapobanda e mafjes te ndettimit , te hetohet per te gjitha PPP dhe koncesionet , te hetohet per arrestimin qe i eshte bere ne France , te hetohet perse ndryshoje emerin . Poté hetohen te gjitha keto i sigurt shkon ne burg atje ku eka vendin

    1. O Mesues.. Lexoje dhe nje here artikullin , mos fillo propaganden duke lexuar vetem titullin.

      I gjithe artikulli bazohet ne frazen ”” Një burim i besuar nga OSBE në Vienë pohoi për Lapsi.al se të premten, Harlem Desir, komisioneri i OSBE për mediat i ka çuar një letër konfidenciale kryeministrit, ku i këkron të bëhen ende ndryshime ligjore thelbësore të “paketës Anti- shpifje”.””’

      Pra ‘nje burim nga OSBEja’ i ka thene lapsit se njeri i ka cuar nje leter ‘KONFIDENCIALE’ Rames.

      E para , Lapsi nuk ka BURIME TE BESUARA NGA OSBE dhe e dyta , perderisa thashethemet jane per nje LETER KONFIDENCIALE per Ramen , atehere asnjer nuk mund ta vertetoj kete pretendim.

      Mos u nxito nxjerresh ate qe te permban zorra e trashe nga goja. Vere trurin ne pune nje here pastaj komento.

      1. As që ka nevojë fare që të komentosh se a ka apo nuk ka mundësi Lapsi të marë ndonjë lajm “nga burime të besueshme nga OSBE”.
        Ti vetë more shoku, a nuk e dëgjove me veshët tënd Ramën që fare haptazi në parlament piketoi me emra (jo anonimë) gagazetarë e politikanë që ka ndërmend ti ndëshkojë siç bëri me ish deputetin e PD Salianji apo ish funksionarin e lartë të PS Arben Malaj, vetëm se ata kanë kritikuar ate ?
        Pra nuk e ka hallin z.Rama që të regullojë e të kufizojë abuzimet në rrjetet sociale e portalet, siç thotë ai, por të ndëshkojë cilindo që e kritikon ate.
        Je vërtetë i bindur se të gjitha ato që ai thotë në publik janë të vërteta e nuk janë realitete të shpifura ?
        Po të përmend qoftë edhe vetëm një mashtrim të tij flagrant, nga qindra të tjerat.
        A nuk ishte ai që avionët e drogës i quante avionë që përdoreshin për spërkatjen kundër mushkonjave ?

        A e dëgjove fjalimin e tij në parlament ku fliste për ndëshkimin e atyre që “ofendojnë e shpifin” për te ?
        I gjithë fjalimi nga fillimi deri në fund, qartazi tregonte se këtë ligj e ka sajuar ai vetë personalisht, me qëllim që tju mbyllë gojën çdo kritike të bërë ndaj keqqeverisjes.
        Vetë ai personalisht jo vetëm që ka ofenduar të gjithë duke i sharë çdo ditë si kazanë e plehra cilindo që e kritikon, por po qe për shpifje apo gënjeshtra, cilido qe e njeh realitetin shqiptar, e kupton se mbi 70% të deklarimeve të tij publike, janë tërësisht të pabesueshme.
        A nuk e vret pak mendjen e të analizosh se cilët përfshin kryeministri me fjalët që i përsërit disa herë me përbuzje : kta, kta, kta
        “Këta” që përmend kryeministri me përbuzje e nofka ofendues, nuk janë dy tre politikanë të opozitës apo dy tre gazetarë, por janë mbi 70% e popullsisë shqiptare, gjë që u vërtetua me votimet një partiake të 30 qershorit
        A nuk të bën përshtypje që edhe deputetët e tij në parlament, kur flet ai, nuk e duartrokasin, por duken kjartazi edhe nga fytyrat e tyre se janë në siklet, e dalin në foltore vetëm të urdhëruar që ta mbështesin ate, pasi ndryshe i pret fati i Arben Malajt e shumë të tjerëve ?

  2. Nuk do kemi me media te pa varura ,cdo mengjez do te na lexoje gazeten ert ver mut.ne gojen e krye k ,vete shoku Taulant Bytha,kurse neper rrethe jane caktuar ta lexojne deputetet e opopordhes se re me ne krye Rudinen dhe me radhe koporatat e tje rrofte pushteti qe buron nga populli I fshatit tone.

  3. Ore ju te lapsit e keni lexuar reagimin e osbe para pak minutash kur shprehet qe pas bashkepunimit me qeverine drafti perfundimtar te votohet ne kuvend,prandaj ky lajm eshte vetem per shpellkaret e lapsit qe te kalojne ne orgazem duke share ramen dhe duke i lepire bythen salihut

  4. Pse tani dhe jo perpara ? Mbasi monopolizoi gjithçka dalin dhe flasin. Duket sikur duan ta shpetojne vet. Gjithe keto tentativa tregojne se nuk qenka dhe kaq emergjente puna. Lere po ta shohesh ne retrospektive pastaj, dalin partner. Po per aq kohe sa njerzit i limitojne ne facebook normal qe do bejne pall ariu.

  5. I Pa emer dhe pikpyetje, e vleresoj qe jeni te kthjellet dhe te artikuluar po gjithsesi jeni rrogetar dhe sado fin te jeni nuk mbushni mendje…
    Nderkohe, per gjithe medjan online po une pres qe shume shoejt lajmet per rilindjen do jene nje teater grotesk. te gjithe Rilindasit do fillojne te quhen me “nickname”. Madje mund te hapet qe tani nje konkurs per “nickname” me te gjetur. Jam i sigurt qe i naltmadhnia, leprisi dhe mamica do kene emertimet me te bukura….

  6. Eshte e habiteshme se si kasta politikomediatike kundershtare e Edi Rames ne erpjekje ekstreme per ta demonizuar ne sy te shqiptareve kryeministrin e Shqiperise me akuza ,shpifje e genjeshtra ne vend qe te zvogloje mbeshtetjen dhe polullaritetin e Edit ne popull ,kjo kast po e rrite edhe perkrahjen edhe popullaritetin e tij.Se keta pseudo gazetare e pseudo politikan qe kane instrument baze akuzen,shpifjen ,sharjen e genjeshtren e pane me se miri ne protesten e djeshme paraparlamentit se ne qfare deregjeje e kane sjelle veten dhe kauzen e tyre.Turp i madh per ta ishin nje grusht i paperfillshem e i shemtuar zhurmaxhinjesh . genjeshtaresh e shpefes te cilet shqiptaret i injuruan teresisht.Shikoheni ore ne pasqyre se ajo ju tregon kush jeni.O zot jemi shendrruar ne nje karneval injorantesh karneval cirku si Shkullaku,Bushati, Zheji ,Berisha,Meta, Monika,Lubonja,Bardhi , Salianji,Basha,Vasili,Marku,Gjekmarkaj, Balliu,Bejtja, e te me falinedhe dhjetra aktore tjere te cirkut ca portaliste e pseudoaktore te gjithe te paperfilleshem per shqiptaret dhe Shqiperine.Si ju kane plasur syte e nuk shihni se nuk ishit as ne numrin treshifror ne ate karneval proteste.Po si do ju ndjekin njerezit pas ne perkrahje te genjeshtres e shpifjes.Po si tu besojne rrenave tuaja te kulluara? Jo ore kot e keni qahi se nuk ka shqiptare ne Shqiperi.Se ju ka faj populli .NUk po ju kupton se e keni per te miren e tij apo?Sa te marre jeni po populli shqiptare ju njehe te gjitheve politikane e gazetareIshit ketu te gjithe qe pas renjes se diktatures dhe i dine te bemat dhe shpifjet e genjeshtart.Ju njohin maf rifetlleqet tuaja.Andaj secila akuze apo shpifje e juaja irrite besimin dhe popullaritetin Rames.Provoni njehere ta lavderoni dhe ta perkrahni dhe do shifni se ajo do e demtoje me shum Ramen.Kur shpifesi e genjeshtari apo si thot populli i keqi te lavdon atehere ruaju se nuk i ke punte mire.Mesim me te mire se sa prtotesta e opozites dhe gazetareve dje nuk mund te kete per ju grupin e genjeshtareve dhe intriganteve.Keta ishit ju nje grup korbash qe numrohi ne gishtritje e dores dukeshit si nje tufe dhishe para parlamentit.

  7. Nuk eshte kryeminister i deshtuar! Eshte tradheti kombetare,e perkrahur nga pjesa e zeze e antareve te ambasades amerikane,nga pjesa e zeze e shokeve te gishtit te mesit te OSBE.Brenda nje muaji ka ndodhur shume fenomene. Kuvendi,partia socialiste ,rilindja dhe gjithcka ne krye te puneve ka vulen e tradhetise,opozita qe bemat e saj na cuan deri ketu dhe mosveprimi i saj per vdekje a liri eshte tradhetia me e madhe! Ku jane demokratet e flakte,te ndershem , me integritet qe mbi gjithcka kane vetedijen e rrezkut qe po i kanoset Shqiperise nga papergjegjshmeria,korrupsioni e tradhetia e shqiptareve e nderkombetareve .Ata qe e quajne veten intelektuale te pergjegjshem dhe qe mendojne se duke mos u angazhuar ne menyre politike ne bllok per shpetimin e Shqiperise,nga mosangazhimi i tyre jane po kaq tradhetare, sepse ndihmuan kete klike te ushqehet me fukarallekun , pamundesine e padijenine e nje populli. Kjo kulqeder me rrenje komuniste,me identitetet te humbur,pa moral, pa besim ne zot nese lihet me ne jete ,s,ka per te patur me Shqiperi ashtu si te paret tane , me gjakun e jeten e tyre dhane per kete toke te shejte ! Une ne Emer te Zotit i them gjithkujt qe quhet shqipetar :Merr fatet e tua ne dore! Koha eshte tani! Mos pyet per askend sepse te gjithe tradhetuan me tezat e tyre demokratike ne nje vend cerdhe shtrigajsh e prostitutash politike.
    Kushdo qe ka lindur nga nje nene shqipetare,qe beson ne Zot qe respekton te gjitha fete,qe beson ne vlerat e familjes,ne vlerat
    historike kombetare ne Emer te Zotit eshte i thirrur te mbroje vendin,te marre ne dore fatet e atdheut . Koha eshte tani.Te krijohet Komiteti per Shpetimin e Shqiprise! Atdheu ne rrezik! Pa lider , por nje asamble e gjere mbare kombetare te organizoje demostraten mbare kombetare ne te gjithe Shqiperine ne cdo fshat,qyetet .Koha eshte tani! Le te filloje levizja mbarekombetare
    per shpetimin e Shqiprise!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *