• |
ide | kryesore

Asgjë personale, kjo nuk është beteja jonë me Ramën

-Instant, 1, Ide

Një mobilizim i pazakontë i komunitetit të gazetarëve po korr fryte të pa imagjinueshme ndërkombëtare, kundër prëpjekjeve të kryeministrit Rama për të mposhtur lirinë e fjalës në vend.

35 organizata të njohura botërisht (ndërmjet tyre komitetet e helsinkit të dhjetë vendeve) i bënë thirrje qeverisë shqiptare të tërheqë atë që tashmë njihet si paketa anti shpifje. Shtatë shoqatat më të njohura në mbrojtje të gazetarëve (Qendra Europiane për Lirinë e Medias dhe të Shtypit ( ECPMF), Artikulli 19, Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ), Federata Europiane e Gazetarëve (EFJ), Instituti Ndërkombëtar i Shtypit (IPI), Reporterët pa Kufij (RSF) dhe Organizata e Medias në Europën Juglindore (SEEMO), e kanë etiketuar këtë projekt si hileqar dhe po e luftojnë atë prej mëse një viti.

Lexo më tej:

35 organizata botërore kundër projektit të Ramës për mediat

Si rallë ndonjëherë më parë për ndonjë çështje, Edi Rama nuk ka pasur mundësinë të përdorë shprehjen e tij të preferuar: “Po të isha duke gabuar a do më lejonin partnerët e huaj”.
Këtë radhë, nisma e frymëzuar prej tij është fshikulluar ashpër edhe nga Këshilli i Europës, Komisioni Europian apo OSBE-ja, të cilat kanë hedhur poshtë njëzëri rregullimin e mediave nga pushteti ekzekutiv.

BE, OSBE, KiE dhe OKB njëzëri kundër ligjit të Ramës kundër medieve online

Po ti shtosh kësaj panorame edhe artikuj si ato që janë botuar në New York Times, apo emisione televizive si ato të RAI 3, mund të thuhet pa frikë se përballja me gazetarët përbën humbjen më të madhe që Rama ka pësuar ndërkombëtarisht në këto gjashtë vite pushtet.

Por megjithatë, cila do qoftë përmasa e saj, do të ishte sipërfaqësore, reduktuese dhe për pasojë e gënjeshtërt, që që kjo që po ndodh, të servirej si një përplasje e shefit të qeverisë me mediat.

Në këtë rast, cënimi i lirisë së fjalës dhe shprehjes është vetëm një efekt kolateral i një projekti më të madh: atij të vendosjes së një regjimi të pushtetit absolut të njëshit.

Në emër të këtij projketi, sot opozita është jashtë parlamentit, në emër të tij, pushteti lokal i përket i tëri një partie të vetme, në emër të tij, presidenti i republikës është në procedurë shkarkimi, në emër të tij, vendi është pa gjykatë të Lartë dhe Kushtetuese, në emër të tij partia në pushtet nuk bën zgjedhje për kryetarin që prej një dekade.

Po ti shikosh këto aspekte veç e veç, mund të duket sikur gabimin e kanë pasur ata që i kanë kërkuar Ramës zgjedhje në një parti demokratike, sikur fajin e ka pasur opozita që i trembet garave elektorale, sikur mëkatar është Ilir Meta që nuk është në rregull nga trutë e kokës, sikur përgjegjës janë ndërkombëtarët që iniciuan së prapthi reformën në drejtësi, sikur kazan janë mediat që paguhen me para të pista.

Por, po ti mbledhësh një nga një copat e pazëllit e ke më të lehtë që të kuptosh tablonë e përgjithshme: kjo është beteja e një diktatori në tentativë për të shkatërruar çdo pengesë për pushtetin e tij absolut.

Prandaj dhe paraqitja e betejës së Ramës me gazetarët nuk ka kuptim po s’u pa në këtë shtrat dhe si efekt i këtij projekti ogurëzi. Sepse lufta e kryeminisrit nuk është ajo për ti mbyllur gojën disa “qenërve analistë”, por përpjekja për të lënë në errësirë shoqërinë, për krimet e tij.

Me shumë të drejtë, në emisionin e RAI 3: “Shqipëria, gojë të mbyllura”, Giuseppe Giulietti, presidenti i federatës kombëtare të shtypit Italian, theksoi se kjo nuk është një betejë kundër gazetarëve, por një luftë kundër informimit të qytetarëve (poshte).

Fuori Tg, Rai3: Albania, bocche cucite

Fuori Tg, Rai3: Albania, bocche cucitehttps://www.albanianews.it/rassegna/rai3-albania-bocche-cuciteOggi, mercoledì 11 dicembre alle 12.25 su Rai3, è andato in onda "Fuori Tg", con Maria Rosaria De Medici che ha discusso con Giuseppe Giulietti, presidente della Federazione Nazionale della Stampa Italiana, e Koloreto Cukali del Consiglio dei Media Albanesi."Fuori Tg" è lo spazio quotidiano di approfondimento del Tg3 a cura di Mariella Venditti in onda dal lunedì al venerdì.

Publiée par ALBANIA NEWS sur Mercredi 11 décembre 2019

 

Në këtë kuptim gjithçka që po ndodh këto ditë, i gjithë reagimi i shtypit vendas dhe i ndërkombëtarëve të solidarizuar me të është një luftë në barrikada mbrojtëse.

Një betejë për të ruajtur atë që na takon në një demokraci.

Ndërsa përballja reale duhet të jetë ajo mes shqiptarëve dhe një njeriu të vetëm që do ti nënshtrojë nën regjimin e tij personal.

Prandaj edhe nëse pas këtij presioni të pa imagjinueshëm ndërkombëtar, pas këtij reagimi që nuk do të jetë çudi ta rendisë Ramën, si Berishën e ’97, mes armiqve të lirisë së shtypit, kryeministri tërhiqet përkohësisht nga paketa anti – shpifje, askush nuk ka të drejtë të gëzohet përpara kohe.

Askush nuk mund të bëjë naivin për të brohoritur fitore.

Për sa kohë do të jetë në fuqi projekti i një regjimi personal që ka përparuar me hapa galopantë edhe gazetarët do të jenë njësoj të rrezikuar, ashtu si opozitarët, prokurorët, gjyqtarët apo qoftë edhe kreu i shtetit. Sepse ky nuk është një projekt për të mposhtur ndonjërin veçmas, por një flamë që nëse ia del, do na djegë të gjithëve së bashku.

©Lapsi.al

31 Comments

  1. Bushat faje keni pa fud ju ja te ju jap fakte.1) E keni ditur shume mire qe esht imoral si ne familje dhe shoqeri, 2) e keni ditur se eshte mashtrues, hipokrit,3) e keni ditur se eshte hajduti me i madh i Tiranes i cili vuri si ligj 25% e cdo lloj tenderi, 4) e keni ditur se esht mos perfilles,5) e keni ditur se esht mendje madh mos perfilles.6) e keni ditur se eshte injorant ne politik, 7) e keni ditur se esht tipi me mashtrues se krikodili , 8) e keni ditur sh mire se esht diktatoruc i partise se vet,9)e keni ditur se eshte laraman servil i pa pare. Etj etj , tashi o Bushat korrjani ti dhe koleget e tu frutat qe ja keni ujitur pemen me lavde pa funde nga ju qe ju thot pa ju dridhur zeri qener , zagar, etj etj prandaj pijani lengun ketij plere njeri.

    1. Do të shtoja se jo vetëm që i kanë ditur të gjitha lapangjozllëqet e edvinit, por edhe e kanë promovuar si modelin më të mirë, biles paturpësisht e krahason me Berishën, jo se Berisha nuk pati gabime mbase edhe ndonjë faj, por është absurde të bësh krahasim sepse edvini në lapangjozllëkune tij dhe pseudointelektualt që e promovuan këtë lapangjoz me naivitetin apo miopinë e tyre janë rast unik në botë.

      1. Ke te drejte ne fakt,pasi Berisha eshte i pakrahasueshem ne llojin e vet,Berisha eshte strumbullari i gjithe katrahures postkomuniste,sa me shpejt ta kuptojme kete,aq me mire,Shqiperia do te marre fryme lirisht vetem kur te vdese doktor profesor Sali Rame Berishoviç…

        1. O shoku rilindas
          Më thuaj vetëm një punë të edvin halesë që ka bërë në këta 6 vjet në pushtet dhe që ia ka parë hajrin njerëzia dhe unë do ti pranoj ato çfarë ka shkruar ROBOTI MË SIPËR.

          1. O zoti Antirilindas ke shume te drejte . Po ti mund te me thuash qe gje te vetme qe shkon per se mbari ne kete vend ketu e 30 vjet ? Sfidoj kedo te me gjej nje fush te jetes ku gjerat shkojne si duhet . Kete vend e ka marre lumi me kohe , i ka marre muti shalet i themi ne .
            Duhen ndryshime totale , duhet revolucion .

  2. o Bushat,tani paskan te drejte nderkombetaret eee,kur i benin thirrje opozites per mos largim nga sistemi,keta nderkombetaret ishin te korruptuar,fusnin hundet ne punet tona te brendshme,nuk duhet ti degjonte opozita por te vazhdonte ne rrugen ekstreme,perfundimisht Bushat nuk ka faj ai i gjati kur ju quan llum dhe kazan…

    1. I paemer nderkombetaret ne kete kontekst jan jo diplomatet qe jetojn ne shqipni ne vila luksit dhe mbasi qendrojn ca vite mbushin edhe kontot me lek korrupsjoni per te shkru ca raporte te zbukurume mbi Shqipnin ; keta jan te pavarun

  3. Pikerisht, edhe New York Times e te tjerat, ne radhe te pare duhet te shqetesoheshin per keto fenomenet e tjera( per mua permblidhen tek vjedhja e votes) qe e gerryejne demokracine e bashke me te edhe lirine e mediave dhe jo te merreshin thjesht me nje beteje formale sic eshte ajo kunder nje ligji. Me coi nana te laj gojen thojne Shkodranet.
    Baza e cdo te mire qe prodhon liria dhe demokracia eshte vota e lire. Pa te njerezit mund te ndjekin keshillen idiote te Adi Krastes dhe te sorrollaten gjithe jeten duke share e tallur qeverine neper rrjete sociale apo portale pa zgjidhur asnje gje. Pavaresisht asaj qe thote Krasta, vota e lire eshte e pazevendesueshme dhe e mjaftueshme .
    Trajtimi serioz i saj eshte e vetmja gje qe i ben qytetaret e pergjegjshem. Beteja per voten e lire eshte e shenjte dhe nuk fitohet as ne media e as ne rrjete sociale por vetem ne rruge. Le ta fillojme nga fillimi. Fillimi eshte vota dhe jo media.

    1. I paemer nderkombetaret ne kete kontekst jan jo diplomatet qe jetojn ne shqipni ne vila luksit dhe mbasi qendrojn ca vite mbushin edhe kontot me lek korrupsjoni per te shkru ca raporte te zbukurume mbi Shqipnin ; keta jan te pavarun

    2. O Neri , ate po sqaron Bushati qe si rrjedhoj e kapjes se pushteteve: e legjislativit, pushtetit vendor pikerisht se nuk lejon voten e lire sepse e vjedh , te gjyqsorit vazhdon me ate mediatik; ky do me ndalu informin e lire pikerisht se do vije momenti i votimeve dhe ketij qytetari i kerkohet gjykimi me vote ;

      1. Bushatin kam mbeshtetur dhe une ne koment se Bushati i ka thene te gjitha gjithmone, problemin e kam me nderkombetaret qe e fillojne nga bishti. Deri tani jane shqetesuar vetem per koncensionet dhe mediat. Gjithsesi, duhet thene qe problemin e votes nuk e zgjidhin mediat sa do te lira dhe as rrjetet sociale sic pretendonte Krasta p.sh. Eshte beteje shume me e veshtire, qe do tjeter lloj angazhimi.

  4. SUNDIMI I PUSHTUESVE TE HUAJ MIJERAVJECAR DHE SUNDIMI I REGJIMEVE TE NJEPASNJESHME

    VENDASE ( aq te ngjashme me regjimet pushtuese) E KANE TULATUR,E KANE ZVOGLUAR NE MINIMUM

    NDJENJEN E REAGIMIT KOLEKTIV NDAJ SE KEQES NE PERGJITHESI DHE NDJA CENIMIT TE HAPSIR

    AVE TE LIRISE NE VECANTI.

    NEPERMES TEKSTEVE TE HISTORISE, NEPERMJET FILMAVE VEPRAVE ARTISTIKE TE REGJIMIT

    KOMUNIST ESHTE RRENJOSUR NE POPULL NJE PERFYTYRIM I DEFORMUAR MBI DIKTATURAT.

    ME QENESE DIKTATURAT FASHISTE U SHNDERRUAN NE DIKTATURA USHTARAKE PUSHTUESE

    DHE POPULLI YNE NJOHU VETEM KETE ASPEKT TE KETYRE DIKTATURAVE ATE HERE PERFYTY

    RIMI I POPULLIT PER DIKTATUREN NE TE SHUMTEN E RASTEVE ESHTE AI I NJE REGJIMI

    ME RROBA USHTARAKE, MUNDESISHT ME QILOTA E CIZME LEKURE,I ARMATOSUR DERI NE DHEMBE

    ME POSTBLLOQE NE HYJE DALJET E QYTETEVE , ME NDALIM LEVIZJESH NE ORET E VONA etj.

    POR NUK ESHTE SQARUAR SE REGJIMI NAZIST ERDHI ME VOTE, ZHDUKU PAPUNESINE , ULI

    INFLACIONIN ,KRIMINALITETIN , RRITI MIREQENIEN , NJOHU ZHVILLIME TE LARTA TE SHKENCES

    TEKNOLOGJISE E INDUSTRISE POR NE TE NJEJTEN KOHE ERDHI DUKE REDUKTUAR HAPESIRAT

    E LIRISE NE FILLIM PER PAKICAT SI HEBREJTE etj, PASTAJ PER KUNDERSHTARET POLITIKE, PASTAJ

    PER POPULLIN GJERMAN DHE VETEM PAS GJASHTE VJETESH TENTOI TE SKLLAVERRONTE EDHE

    POPUJT E EVROPES ,VEPRIM QE REZULTOI FATAL PER REGJIMIN NAZIST. SIKUR MOS TE BENTE

    KETE CMENDURI NDOSHTA EDHE SOT DO ISHTE NE FUQI NE VENDIN E VET SEPSE DIKTATURA

    VINTE E SHEQEROSUR ME PROPOGANDE SIPAS SE CILES WOLLFSVAGENI ( makine e popullit ) DHE

    GJALPI ISHIN PER POPULLIN NDERSA TANKET DHE TOPAT PER ARMIKUN.

    POR DIKTATURAT PA CIZME, PA TANKE E USHTARE JANE ME TE REZIKSHME SEPSE MASKA DE

    MOKRATIKE I BEN ME PAK TE DALLUESHME, I BEN ME JETEGJATE.

    POR NJERZIT DUHET TE JENE TE QARTE SE LIRITE DHE TE DREJTAT THEMELORE NUK JANE

    DHURATE NGA SHTETI AS NGA PARTIA AS NGA UDHEHEQESI ,SE ATO JANE TE PATJETYESUESHME

    SE ATO LINDIN BASHKE ME NJERIUN SI DHURATE E ZOTIT DHE CDO CENIM I KTTYRE TE DREJ

    TAVE PERBEN NJE HAP DREJT DIKTATURES ,

  5. Ka nje te mire qe kjo gjendje eshte e keqja me e madhe.Ne jemi mesuar me Saliun qe dogji gazeten “koha Jone”,i burgosi dhei vrau gazetaret ,por u harruan duke filluar nga Lesi dhe keshtu Ne do te harrojme shume shpejt.Te pakten KY Rame eshte diktator pa dhune,si te thuash ..hani m..t sa te doni se nuk pyes fare …..Termeti qe na zuri nuk e justifikon shpifjen fare prandaj dhe gjykata e denoi Zhejin per shpifje,te gjithe portalet si hijena ftojne lloj lloj katrahures qe flasi si te doje bytha ,por populli di ti ndaje punet.Zgjedhjet do te tregojne se si do shkoje puna.Per keto qe bota na ndeshkon per lirine e shtypit jane si puna e Bashkimeve Profesionale te R.Markos qe lehin kot se e dine qe ata vehte e shkelin te paret.Na ka zene halli me te gjitha edhe me ujqit edhe me delet edhe me ushunjzat.

    1. Je thjesht një idiot që kacaviresh degë më degë sepse nuk ka esnjë mendim tëndin, por copa propogande neokomunist.

  6. Si thoshte baca Berishe: po nuk ja bone nonen nuk te thone baba me Gazideden qe lante sumen me ibrik ne zyre.Tamam islam.

  7. Kush e mban mend ate fabulen te filmi i Sergio Leones, ‘My name is Nobody’, me Heney Fonda dhe Terence Hill…..
    ….Nje site nje zog po klithte se kishte ftohte. Lopes(Berisha) qe kaloi aty prane i erdhi keq dhe mendoi ta ngrohe pak duke i leshuar nje bajge te madhe e te qelbur por te ngrohte….
    Zogu gati u zhyt ne ngrohtesine e bajges por filloi te protestonte se ishte bere pis….
    Pastaj kaloi Kojota(Rama) dhe e nxorri nga bajga zogun e gjore, e pastroi mire e mire aq sa zogu u gezua, dhe pastaj e kullufiti sa hap mbyll syte.

  8. @@@ Ore Namyti Tumi mesoje mire moralin e fabules:
    Kur je i dhjere mos e ngri koken,Jo cdo e dhjere eshte e keqe.
    Mesoi mire fabulat se pastaj vjen ere te keqe lum Miku.

  9. Këzo që ke shkruajtir ti more bllush a biliblush, është që në vend të vesh gishtiin në kokë e të mendosh me tru, e fut ate gisht në b,,,,, e ngjyen në të, e shkruan këto marrrëzira për të ndyrë portalet

  10. Mjere ne kur hamalli flet per shkencen,gomari per kulturen,shkrimtaret per eklipset e diellit dhe ne fund te gjithe specialiste per asgje.Cdo nate shikojme ulerima si ujqit qe duan te shqyejne cdo gje,pa kulture,pa edukate,pa cipe thjesht duan te tregojne se i dine te gjitha dhe fajin e ka Shteti edhe kur pjerdh Monika.Etja per para mposht cdo llogjike dhe keshtu kjo qeveri e ka te sigurte dhe nje mandat tjeter sepse te gjithe jane bere cakej pa koke.Te gjithe jane komandante dhe i ka ikur koka,shajne dhe nxjerrin vrer….mjere femijet qe po rriten si cakenj dhe pastaj kronika e zeze: u vrane,u theren,vdiqen,u droguan,hashash,heroin etj etj …Cfare do mbjellesh ate do korresh.

    1. jam armiku numer 1 i rilindjes por ketu ke te drejte, e shoh dit per dit ne pune, ka nderhyre evropa shume thelle, zgjedh ajo kush do punoje dhe cfare profesioni do beje. behet e gjitha qe ajo te ruaj pushtetin qendror. e keni vene re se po promovojne bashkpunim ? ata qe kane qe para se te ishte rama ne pushtet tani do e hane prap. po ju vazhdoni syte nga evropa…fiuuuu rrota kari ari ari ari

  11. Kjo puna e rames me median me kujton ate perrallen e gramit dhe barit te njome, qe bushati dhe koleget e tij e njohin shume mire, prandaj nje mea culpa do te ishte me e ndershme se krahasimi me armikun e medias se ‘97.

  12. Liria e shtypit eshte e kufizuar vetem tek ata qe kane shtyp. Per ne te tjeret qe skemi shtyp na premtohet nga ata qe kane, se jane zeri yne, jane shtylla e katert dhe e peste e gjashte e pushtetit, zemra e demoracise, dhe mbrojtesit vigjilant te interesave te demokracise. Nuk ka institucjon ne shoqeri te kete filluar nje pune me pretendime kaq madhore sa shtypi, dhe te kete deshtuar po aq shume se sa shtypi. Nje vrojtim te thjeshte punes se bere gjate ketyre 30 viteve e nxjer shume kollaj dialektiken mes pretendimeve dhe arritjeve, apo punes se bere neper bote nga gazetar te huaj. Kjo per nje arsye te thjeshte, shtypi perbehet nga njerez, dhe sa do te pretendojne qe jane te afte te kontrollojne instiktet e tyre apo te jene koshjent, te pa korruptueshem e me rradhe, e verteta eshte qe mund te kontrollojne veten po aq sa nje dentist apo marangoz. Ama ndryshe nga dentisti e marangozi, gazetari nuk ka asnje talent. Nuk ka asgje te keqe ne nje ligj qe do kufizonte hapsiren e lajmit dhe opinjonit te amplifikuar, e keqja vjen vetem sepse ai qe po e pregatit kete ligj ka ndermend te perdor gazetarine e tij per te mashtruar ashtu si do ai. Kjo eshte arsyeja e vetme e llogjikshme qe mund ti kundervihesh ligjit. Midis dy te keqijave e keqja me e vogel ka me sens.

  13. Turp per disa ambasadore te paguar nga rilindja qe rrine ne heshtje ,kaq shume jua ka kapur koken e mjerane. Do te kujtoheni nga ky popull si turpi I diplomacise

  14. Cfare ndryshimi ka sala me edin,sala shkoi si mjek dhe u kthye dr prof kurse ed suma shkoi si piktor e fute ne burg dhe u kthye si hajdut ikonash,hani mut dhe lehni o zagaret e ertv

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu