• |
ide | kryesore

Pasi nënshkroi me Atlantic Records, Enisa Nikaj relizon një këngë për të prekurit nga tërmeti (VIDEO)

F1, Paparazzi



Këngëtarja me origjinë shqiptare, por e lindur dhe e rritur në New York, Enisa Nikaj i ka kushtuar një këngë tragjedisë së 26 nëntorit. “Something beautiful”, mban titullin kënga, fitimet e të cilës do shkojnë për të prekurit nga tërmeti. “E shkrova këtë këngë me Dimitri Ehrlich për vendin tim të bukur, Shqipërinë, për viktimat e tërmetit që ata ta mbajnë kokën lart. 100% e fitimeve të kësaj kënge do të shkojnë për viktimat e tërmetit, kështu që ju lutem blijeni në iTunes, do ta vlerësoja shumë (kushton vetëm një dollar)”, shkruan Enisa. “Ne i tregojmë botës se na jena një”, është fraza që Enisa këndon shqip në këngën të cilën mund ta dëgjoni më poshtë. Enisa është lindur në Brooklyn nga dy prindër shqiptarë. Ajo e ka nisur karrierën në muzikë me covera të këngëve të njohura ndërsa tani këngëtarja ka nënshkruar një kontratë me Atlantic Records.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *