• |
ide | kryesore

Çfarë shkruajnë mediat gjermane për lidhjen midis Loredanës dhe reperit të huaj

Paparazzi, Slider



Pas ndarjes nga Mozzik, Loredana ka nisur të përflitet se mund të jetë në hapat e parë të një lidhjeje të re.

Kjo pasi disa postime në Instagram të reperes shqiptare, janë të njëjta me ato të reperit të njohur gjerman, Bonez MC, duke na bërë të dyshojmë se janë bashkë.

Dyshja shfaqej në një makinë super luksoze bashkë, megjithatë Loredana tregoi se mes tyre nuk ka asgjë, ajo thjesht e kishte shoqëruar Bonez në një koncert.

Por, për këto aludime kanë shkruar edhe mediat gjermane, të cilat po e konsiderojnë këtë si një flirt Instagram-i.

Media “Bravo.de” shkruan se fansat tashmë kanë filluar me thashethemet se Bonez mund të jetë i dashuri i radhës për reperen bjonde më të suksesshme të momentit.

“Meqenëse ‘bukuroshja e akullt’ është beqare, kanë nisur thashethemet për një lidhje të mundshme me reperin gjerman Bonez MC. Fansat kanë vënë re disa detaje dhe ata mund të jenë në fillimet e tyre”, shkruan media gjermane.

Kujtojmë se Loredana dhe Mozzik kanë vetëm pak muaj që i kanë dhënë fund martesës së tyre, megjithatë reperi shqiptar në një deklaratë të tij tregoi se ka ende hapësirë për një ribashkim të mundshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *