• |
ide | kryesore

Çmimet Kult/ Lista e plotë e fituesve të këtij edicioni

Paparazzi, Slider



Mbrëmjen e kaluar është mbajtur ceremonia e rëndësishme e ndarjes së çmimeve “Kult”.

Mbrëmja Gala e këtij viti, ashtu siç ishte premtuar solli plot surpriza nga emra të njohur të Artit Shqiptar.

Pjesë e tij u bënë emrat më të spikatur të ekranit shqiptar si gazetarë, balerinë e artistë të fushave të ndryshme.

Nën drejtimin e dy prezantuesve Enkel Demi dhe Edi Oga, mbrëmja e “Çmimeve Kult” dha për të nominuarit në disa kategori edhe disa çmime.

Këtë vit ishin 78 artistë të nominuar, për 13 çmime të mëdha si dhe dy çmime speciale.

Dhe fituesit janë si më poshtë:

  1. KËNGA E VITIT:
    Anxhela Peristeri me këngën “Pa Mua”
  2. INTERPRETUESI LIRIK I VITIT:
    Armando Likaj me Escamillo në Operën “Carmen”
  3. INSTRUMENTISTI I VITIT:
    Ali Pengili, Oboe me Koncert për oboe Nr.2 ( sol minore) nga Ludëig August Lebrun
  4. BALERINI I VITIT:
    Fatjon Lito me Albert tek “Zhizel”
  5. MONO-DRAMË/ KOMEDIA E VITIT:
    Olta Daku me “Shirli Valentina”
  6. AKTORI I VITIT:
    Koço Qendro me Harpagoni tek “Kopraci”
  7. AKTORJA E VITIT:
    Luiza Xhuvani me Medea tek “Medea”
  8. DOKUMENTARI I VITIT:
    Eno Milkani me “Atentatet e mëdha”
  9. REGJIA E VITIT:
    Ema Andrea me “Natën, Má!”
  10. ARTISTI PAMOR I VITIT:
    Kristo Krisiko me “Prolog epilog”
  11. LIBRI ALBANOLOGJIK I VITIT:
    Pranvera Bogdani me “Balshajt”
  12. LIBRI ARTISTIK I VITIT:
    Diana Çuli me “Vrasje në Kryeministri”
  13. PËRKTHIMI I VITIT:
    Parid Teferiçi me “Dita e mbetur” nga Kazuo Ishiguro

2 Çmimet Speciale
14. Prof. Lucia Nadin
15. Prof. Francesco Altimari



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *