Kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, do të thirret si dëshmitar para Komisionit Hetimor që është ngritur për shkarkimin e Presidentit Meta.
Komisioni i Posaçëm që po heton ligjshmërinë e veprimeve të Presidentit në kuadër të ushtrimit të kompetencave të tij lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve lokale ka vendosur të shtojë midis fajeve të presidentin edhe sherrin e fundit për Gjykatën Kushtetuese.
Dhe për këtë në planin e tyre të “hetimit” rilindasit kanë vendosur të thërrasin edhe ushtarin besnik, Ardian Dvorani.
Deputetët e opozitës së re u shprehën kundër vendimit për shtesën e objektit të hetimit ndaj Presidentit. Deputeti Alban Zeneli e quajti këtë një lojë politike mes shumicës dhe Presidentit.
Kujtojmë se Presidenti Meta ka ngritur një padi penale ndaj Dovarnit pasi e akuzon se ka shkelur Kushtetutën me dërgimin e të dyja listave për plotësimin e njëkohshëm të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese,
Baftiari, ka nje vecori, kur e shikon qe e ka te pamundur qe t’a shpetoje lekuren, me pazare te cdo natyre, kur e shikon se po i vjen fundi i sigurte dhe i pashmangshem, atehere hidhet ne sulm me gjithecka dhe nuk e njef friken fare, si bisha e zene ne cark, mos e merrni kaq lehte, ky eshte super talent per destruktivitet dhe shkaterim. Pra, lufta qe po ben Baftiari, eshte per te shpetuar veten e tij, por cuditrisht, eshte ne dobi te miletit, nga kjo lufte ne mos e rrezofte antinjeriun ne pushtet, do te djegi perfundimisht karten rezerve, te sorosit, Lulushin. Do te jete rasti i pare ne histori, qe reptiliani i honeve te zeza te ferrit, soros, do te ekspozohet plotesisht me te gjitha kartat te djegura, ne kete vend.