• |
ide | kryesore

VIDEO/ Shikoni ç’bëjnë banorët e provincës kineze ku u regjistrua minus 53.2 °C

F1, Planet



Minus 53.2 gradë Celsius, aq sa tregon ky pozicionim i banorëve të kësaj qyteze kineze është temperatura më e ftohtë e shënuar për këtë vit në Kinë. Temperatura u regjistrua në Huzhong, në verilindje të vendit. Por akulli dhe acari nuk i kanë penguar banorët të festojnë.

Mijëra persona morën pjesë në festimet e përvitshme të solsticit dimëror, që në këtë zonë është një festë tradicionale. Mënyra e të festuarit është me hedhje uji të nxehtë ndaj njëri – tjetrit, që menjëherë shndërrohet në kristale akulli sapo hidhet në ajër. Huzhongu bën pjesë në vendet më të ftohta të globit, ku çdo vit regjistrohen temperatura ekstremisht të ftohta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *