• |
ide | kryesore

Nëntë milionë ndajnë Vidal nga Inter: mendohet Barcelona

Sport



Inter e Antonio Conte nuk heqin dorë nga Arturo Vidal. Kileni është njeriu i kërkuar nga tekniku zikaltër për të përforcuar mesfushën në merkaton e janarit, në mënyrë që të rinisë sulmi drejt titullit kampion, por Barcellona nuk do ta lërë të lirë aq lehtë. Conte do të dëshironte ta kishte që në fillim të janarit, por distanca mes ofertës së Inter (12 milionë) e kërkesës së Barcelonës (20 milionë) mbetet ende shumë e madhe.

Zhvillimi kryesor në këtë tratativë, të përfolur në fakt prej kohësh, është nga brenda shoqërisë zikaltër, me familjen Zhang që ka vendosur të autorizojë administratorin e deleguar Beppe Marotta e drejtorin sportiv Piero Ausilio, të ndryshojë bazat e tratativës, duke vendosur në tavolinë një ofertë për kalimin përfundimtar dhe jo një huazim si ishte vendosur në fillim.

Agjenti i mesfushorit të Barcelonës, Felicevich, që ka qenë protagonist edhe në transferimin në zikaltër të Alexis Sanchez, gjatë verës, nga Manchester United, do të provojë të punojë për të ngushtuar hendekun që ndan palët, për të sjellë 32 vjecarin kilien në San Siro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *