• |
ide | kryesore

Tragjedia/ Iu mbytën dy fëmijët në lumë, ç’po ndodh me nënën shqiptare në Francë

Lajme, Të fundit



Majda Demiri, 5 vjeç dhe Adil Demiri 2 vjeç humbën jetën tragjikisht në valët e lumit Le Moingt të Francës ditën e mërkurë. Familja nga Prizreni jetonte prej 15 vitesh në qytetin Mont Brison, por nuk do ta harrojë kurrë 24 dhjetorin 2019.

Ngjarja tragjike ndodhi para syve të nënës së tyre, 35-vjeçares Arijana Demiri. Pasi pa se 2 fëmijët e saj që po luanin ranë në ujë ajo u fut në lumë, por nuk mundi t’i nxirrte ata jashtë për shkak të dallgëve. Televizioni “T7” i Kosovës ka arritur të kontaktojë familjarët që tregojnë si ndodhi ngjarja.

Pas ngjarjes tragjike nëna është shtruar në spital. Sipas familjarëve, ajo është ende është në gjendje kome. Zyra e prokurorit në Saint-Etienne ka nisur hetimet dhe ka urdhëruar autopsinë e dy trupave. Familjen nga Kosova e kanë ngushëlluar Presidenti Hashim Thaci, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj dhe ministri në detyrë i Jashtëm, Behgjet Pacolli.



1 Comment

  1. O ZOT MJEE KUJT I BIE KJO LLOJ FATKEQESIE.
    NJE THIRRJE PER VELIAJN.
    KONTROLLONI QENTE PA MASKA TEK LIQENI ARTIFICIAL DHE I GJOBISNI PRONARET NE RAST SHKELJESH.
    MOS PRISNI TE NDODHE E PASTAJ DILNI BENI SHOW ME FATKEQESINE E TE TJEREVE.
    EDHE PRINDERIT NGA ANA E TYRE MOS I LENE FEMIJET T’U AFROHEN QENVE DHE ANASJELLTAS.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *