• |
ide | kryesore

Tregtonte drogë dhe municion luftarak, arrestohet 27-vjeçari

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia arrestoi një 27-vjeçar që posedonte dhe tregtonte lëndë narkotike dhe municion luftarak.

Ndërkohë që policia thotë se është sekuestruar lëndë narkotike, municion luftarak dhe fitil zjarrpërcjellës.

Çfarë thotë policia 
Në vijim të punës për kontrollin e territorit, kapjen e personave që shpërndajnë lëndë narkotike apo që posedojnë armë zjarri e municion luftarak, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 , në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, finalizuan operacionin e koduar “FRESKU”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– S. S., 27 vjeç, banues në Zall – Bastar,  Selitë, Tiranë.

Nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin Nr. 4 Tiranë janë marrë informacione në rrugë operative se shtetasi S. S. tregtonte lëndë narkotike cannabis sattiva për shtetas të ndryshëm, përdorues të saj, në zonën e Freskut, Tiranë, si dhe tregtonte municion luftarak.

Mbi bazën e këtyre informacione u organizua puna për kapjen e tij në flagrancë. Nga kontrolli i ushtruar ndaj shtetasit S. S., në rrugën “Qemal Deliu”, është gjetur një sasi lënde, e dyshuar cannabis sattiva. Menjëherë është ushtruar kontroll në banesën e tij, në rrugën “Muhamed Deliu”, ku është gjetur dhe një qese e mbushur me lëndë të dyshuar cannabis sattiva, gjithsej 836.6 gramë.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se ky shtetas kishte dhe një banesë në fshatin Selitë, Tiranë dhe nga kontrolli në këtë banesë janë gjetur dhe sekuestruar 40 kuti kartoni të mbushura me fishekë luftarak, 8 karikatorë ( gjithsej 1 318 fishekë) dhe fitil zjarrpërcjellës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *