• |
ide | kryesore

Aeroporti i Vlorës/ Qeveria po i fal investitorit 37 milionë euro, sa do shpenzonte po të merrte vetë kredi

Arkiva, Lajme, Të fundit



Qeveria shqiptare ka hapur së fundmi tenderin për dhënie me koncesion/PPP për projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës (VIA).

Sipas udhëzimit, që qeveria ka nxjerrë për ofertuesit potencialë lidhur me Aeroportin e Vlorës, ai parashikohet të ketë një kosto rreth 87 milionë euro.

Por, qeveria merr përsipër, për shkak të riskut të lartë të këtij projekti, që të garantojë të ardhurat e koncesionarit. Sipas projektit,  të ardhurat e garantuara në skenarin bazë për 10 vitet e para të operimit të jenë 9.6 milionë euro në vitin e katërt, 10.3 në vitin e pestë, 11.2  për të gjashtë , 12.1 për të shtatë e kështu me radhë me një kulmim prej 18.6 mln euro në vitin e trembëdhjetë nga nënshkrimi i kontratës. Në total të ardhurat e garantuara duhet te jenë rreth 138 milionë euro. Qeveria do garantojë 138 milionë euro të ardhura për 10 vjet për koncesionarin e Aeroportit të Vlorës

Monitor ka bërë një krahasim të thjeshtë se sa do të kushtonte aeroporti, nëse qeveria do të merrte kredi për ta ndërtuar atë. Për një kosto prej 87 milionë euro dhe me një kredi për 10 vjet për një interes prej 3% (nëse qeveria del sot në tregje mund të marrë një hua me këtë shumë), totali që do të paguante për 10 vjet do të ishte rreth 101 milionë euro, me interesat totale që arrijnë në rreth 14 milionë euro. Kjo shumë në total është 37 milionë euro më e ulët se pagesa që i garantohet koncesionarit.

Por, ndërkohë, biznesi i koncesionarit është i sigurt. Garancia e qeverisë e mbulon të plotë koston e financimit me 100% borxh si dhe shpenzimet e operimit për 37 milionë euro të tjera për 10 vjet.

Praktika e koncesioneve PPP vitet e fundit ka qenë e tillë që koncesionari nuk ka marrë përsipër asnjë risk, që e ka mbajtur të gjithë shteti dhe pagesat janë të garantuara nga buxheti (për shumë koncesione të tjera si në shëndetësi, apo djegien e plehërave paguhet edhe për shërbime që nuk kryhen fare, ose përllogaritjet bëhen gabim dhe kostot rriten gjatë rrugës). Kjo është e ndryshme nga filozofia e përdorimit të PPP-ve, që teorikisht shteti i bën kur nuk ka para, projekti rezulton me kosto më të lirë se në rast se do ta bënte dhe një pjesë e riskut mbahet nga investitori. Financatjanë të prirura të përdorin këto forma koncesioni edhe për faktin se nuk i raportojnë shumat totale të projekteve koncesionare në borxhin total publik, por vetëm pagesat e vitit korent, përkundrejt këshillave të Fondit Monetar Ndërkombëtar, që ka kërkuara që ato të llogariten në vlerën e borxhit, pasi janë pagesa që shteti ka premtuar t’i bëjë në të ardhmen.

Argumentimi i garantimit të të ardhurave

Në dokumentet e tenderit, thuhet se skenarët që merren në analizë tregojnë për risqe të larta çka e bën përfshirjen e garancisë si një instrument. Referuar të ardhurave totale të parashikuara në skenarët e studimit vënë në dispozicion te “Komisionit, shprehemi se ky projekt mbart risqe të larta për arsye se është një aeroport i cili ndërtohet nga fillimi në një zonë te gjelbër (green field), dhe është e pamundur të parashikohet me saktësi trafiku dhe nuk ka një bazë të dhënash. Gjithashtu sipas parashikimit të konsulentit të kontraktuar nga Autoriteti Kontraktor për kryerjen e studimit, vërehet një normë e ulët kthimi në rastin bazë e cila arrin 9.23%. Në këto kushte, në rast se do të vendoset të vazhdohet me zhvillimin e këtij projekti, atëherë autoriteti kontraktues do të marrë masat për të garantuar të ardhurat e parashikuara në skenarin bazë, pra të ardhurat e munguara midis nivelit faktik dhe atij të parashikuar në skenarin bazë për 10 vitet e para të operimit “thuhet në dokument.

Projekti 

Referuar dokumenteve mësohet se punimet parashikohen që të zgjasin të paktën 3 vite dhe viti i katërt do t’i shërbeje koncesionarit për të bërë testimet e nevojshme dhe për të marrë certifikimet. Kjo do të thotë që nëse gjithçka ecën siç duhet dhe në 31 maj 2020 nisin punimet për ndërtimin, nga Vlora fluturimi i parë zyrtar do të bëhet në vitin 2024. /monitor



8 Comments

  1. Mos u ngopshni, o hajdut ordinere! Parate e vjedhura ketij populli, i befshi ilace limfome dhe mermere varresh, per ata qe ju dhemb e ju djeg me shume shpirti juaj i sterosur, o katrane, o djaj te zi. Mallkimi i shqiptareve te mjere, Ferri ne Toke e nendhe, mos iu ndafte brez pas brezi. ZOTI i MADH, ju arrdhte hakut sic din AI.

  2. Do ti vij hakut pa dyshim atehere kur nuk do ta presin. Dhe secili prej 7.000.000.000 nje dite do kerkoje hakun e vet. Dhe keshtu brez pas brezi do perfundojne ne te njejtin vend ku gjithshka bubulon. InshAllah.

  3. Lajm mbi nje ceshtje shume teknike ku behen krahasime te pavenda.

    ”” Kjo shumë në total është 37 milionë euro më e ulët se pagesa që i garantohet koncesionarit.”’

    Pra ne total ne do ti GARANTOJME 37 miljon euro me shume koncensionarit ( ne rastin kur fitimet ne 10 vietet e para nuk arrijne nivelet e parashikuara ) . Pra egziston nje mundesi qe kjo garanci te jete me e vogel nese vete koncensjonari i arrin fitimet qe ne vitet e para.

    Por ne kontrate lexova gjithashut ” projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe transferimin ne shtet te Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës”’

    Problemi kryesor eshte , e kemi ne aftesine te PROJEKTOJME NDERTOJME dhe MENAXHOJME (ne aspektin e biznesit) dhe te OPEROJME (ne aspektin teknik ) nje aeroport ?
    Me sa di une nuk ka asnje kompani shqiptare te specializuar ne keto gjera. Dhe FUNKSJONIMIN ( OPERIMIN) e aeroportit te Kuksit do ta marri ne dore nje kompani Hollandeze se ne NUK DIME TA BEJME.

    Si kontrate nuk e shoh te keqe, por problemi do jete korrupsjoni gjate ‘ ankandit’ qe do behet per kete kontrate.
    Ne fakt aty do shihet se sa e mire eshte kjo kontrate per shtetin. Nese do te kete shume pjesmarres ne ankand do te thote qe kontrata nuk eshte ne leverdine e shtetit. Nese do te kete 2-3 pjesmarres ne ankand do te thote qe kjo kontrate nuk ju intereson shume investitoreve , pra ne te njejten kohe eshte me e mire per shtetin shqiptar.

    1. Po si nuk paska kapacitete per te ndertuar aeroporte. Po Rinasin kush e ndertoi? Mjafotn qe te kontaktosh nje kompani projektuese dhe punimet ti ndjeke nje kompani superivizioni, te tjerat i bejne kompanite shqiptare .
      Aktualisht kompanite shqiptare te ndertimit kane kapacitete logjistike dhe financiare per te kryer te gjithallojet e punimeve si p.sh Albstar, Trema, Gener 2, etj.

    1. Nese llogaritet popullsia vendase deri ne 60-70 km rreth aeroportit si klientela kryesore atehere ky investim eshte me risk te madh.
      Shpresa eshte qe do vijne turiste me kompani Lowcost dhe atehere do kete fitim , por une nuk pres qe ky fitim te vije ne 3-4 vitet e para.
      Me mendjen time them qe nese do arrihet ky investim shteti shqiptar do paguaje ‘fitimin e humbur’ te koncensjonarit per 3-4 vitet e para pastaj , mendoj une, koncensionari do te arrije ta nxjerri vete fitimin minimal qe duhet per te administruar kete aeroport.

  4. Thelbi i inisiatives dhe i guximit ne treg eshte risku. Neqoftese do gjendej ndonje ” budalla” qe

    te garanton fitimin atehere te gjithe do te ishin kapitaliste. Qarkullonte nje gojedhene ne vitet

    e para te pluralizmit: Nje fshat i thelle malor ishte i palidhur me ruge makine e cila kalonte

    neper nje terren shume te veshtire. Nje perfaqesi e fshatit takon kreun e shtetit per kete

    problem. Duke e ditur problemin kishte pyetur specialistet per kostot e peraferta dhe i thane

    se eshte me me leverdi qe per 100 vjet tu garantojne shpenzimet e transportit me helikopter.

    Kuptohet pergjigja qe moren fshataret.

  5. Kjo eshte thjesht skeme vjedhje dhe pastrim parash pasi ai aeroport eshte jo rentabel dhe per me teper shton ndotjen ne ate zone

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *