• |
ide | kryesore

Ekskluzive/ Sherri me Ramën. Gent Cakaj drejt shkarkimit

Arkiva, Kryesore



Asgjë nuk shkon mirë mes kryeministrit dhe atij që ai vetë ka vendosur ti lërë postin e shefit të diplomacisë në detyrë. Gent Cakaj, që nuk u dekretua kurrë në postin e ministrit të Jashtëm nga presidenti, tashmë me sa duket ka humbur edhe mbështetjen e Edi Ramës. Burime të Lapsi.al që e konfirmojnë këtë lajm, e lidhin atë me luftën e bërendëshme që i bëhet Cakajt nga burokratët e vjetër të rilindjes, që vazhdojnë ta shohin kosovarin e katapultuar papritmas në politikë si një mish të huaj. “Ndoshta ky presion i butë por konstant ka prekur edhe vetë Ramën” i tha një burim nga PS, Lapsit.

Por, sipas një tjetër burimi brenda ministrisë së jashtme, pika që ka derdhur gotën duhet kërkuar në atë që ka ndodhur në fillim të dhjetorit. Pikërisht në datën 6, kur Shqipëria do të merrte edhe zyrtarisht kryesimin e OSBE-së në Bratislavë.

Për një kohë të gjatë ishte menduar se kreun e delegacionit shqiptar do ta mbante ministri në detyrë Cakaj. Kjo ide u përforcua edhe më shumë pas tërmetit të 26 nëntorit dhe faktit se Rama vendosi të jetë përditë e më shumë prezent në ekranet shqiptare duke u filmuar në zonat e katastrofës.

Këtu burimet e Lapsi.al ndahen. Disa thonë se ishte vetë Rama i cili nuk mund ta humbte një okazion të tillë vizibiliteti ndërkombëtar dhe vendosi të udhëtojë personalisht drejt kryeqytetit Sllovak, ashtu sikurse e njoftoi presonalisht në mbledhjen e qeverisë së mëngjesit të 6 dhjetorit.

Ndërsa të tjerë pretendojnë se ka qenë minisri i jashtëm sllovak, Lajçak, që kryesonte deri në ato momente OSBE, i cili ka vënë veton duke pretenduar se nuk mund tia dorëzonte stafetën një homologu të pa dekretuar, pra praktikisht një zv ministri, si Cakaj. Sipas këtyre burimeve ka qenë ai që ka këmbëngulur për prezencën e domosdoshme të Ramës.

Por, cili do nga këto versione të qëndrojë, një gjë është e qartë, qoftë shmangja nga shefi i tij për të mos i bërë hije, qoftë devalorizimi nga ndërkombëtarët, nuk i ka pëlqyer Gent Cakajt.

Ai vetë ishte prezent që në datën 5 dhjetor në Bratislavë për tu bërë gati për ceremoninë e kalimit të stafetës nga Sllovakia tek Shqipëria. Madje mëngjesin e kësaj date kishte publikuar një status plot emfazë: “Sot në Ministerialin e OSBE-së në Bratislavë Shqipëria zyrtarisht merr Kryesinë e OSBE-së. Pas një lobimi të fuqishëm dhe pas një pune kapitale përgatitore nga diplomacia shqiptare, një punë e përkrahur edhe nga aktorë të rëndësishëm evropianë, si në rrafshin politik e programatik ashtu dhe në rrafshin organizativ e logjistik, Shqipëria sot është krejtësisht e gatshme për të udhëhequr një Kryesi të besueshme, bashkëpunuese dhe efektive”.

Résultat de recherche d'images pour "rama cakaj bratislave""

Mirëpo, kur Rama mbëriti në kryeqytetin Sllovak, ministri i jashtëm në detyrë u la tërësisht në hije. Të gjithë e mbajnë mend se si kryeministri publikoi në Facebook-un e tij një video me këmbët mbi tryezë, ku po i jepte dorën e fundit fjalimit që do të mbante në prani të anëtarëve të OSBE.

Por, pak kush e ka vënë re se në atë mjedis mungon Gent Caka. Aty gjendet këshilltari i kryeministrit për mediat, ambasadori shqiptar në OSBE, por jo shefi “de facto” i diplomacisë (video poshtë).

/

Natyrisht si obligim protokollar, Cakaj u shfaq në krah të Ramës kur kryeministri mbajti fjalën në seancë (foto poshtë), por ai u zhduk sa hap e mbyll sytë menjëherë më pas.

Burimi ynë tregon se disa herë Rama e kërkoi edhe për të pozuar në foton finale të marrjes së kryesimit të OSBE nga Shqipëria, por në formë proteste për trajtimin pa rrespekt që i ishte bërë, ministri i turpëruar në sy të vartësve të tij, nuk kishte pranuar të shfaqej.

Ashtu siç duket edhe në videon e mëposhtme Rama fton edhe anëtarët e sekretariatit të OSBE-së të shfaqen në fotografi, por aty mungon krejtësisht ministri i jashtëm në detyrë.

/

Pa përcaktuar dot nëse ka qenë egoizmi pa cak i Cakajt, apo protagonizmi me çdo çmim i kryeministrit që e ka shkaktuar thyerjen mes tyre, burimet e Lapsi.al konfirmojnë një zëri se këtu ka filluar krisja e pa ndreqshme.

Prej fillimit të dhjetorit, Cakaj qëndron thjeshtë si një kukull në karrigen e ministrit të jashtëm, mbi të cilën nuk u dekretua kurrë.

Kompetencat e rolit të tij, në mënyrë jo zyrtare i ka marrë të gjitha në dorë Sekretari i përgjithshëm i kryeministrisë, Engjëll Agaçi. Është ai që vendos për të gjitha çështjet e mëdha.

Ndërsa Gent Cakajt i ka mbetur thjeshtë roli i përfaqësimit, ose ai i zëdhënësit, siç e nisi këtë detyrë, kur jepte konferenca shtypi për target dhe pasaportat diplomatike.

©Lapsi.al



31 Comments

    1. Per nje pjese te mire te shqiptareve i beri pune ky budallai. Ishin parazitet qe perfituan. Ne pjesa tjeter u treguam rrota kari. Tani ngelem mbrapa.

    2. weeee
      Mjaftoi nje thashethem i lapsit ( Burime të sigurta te Lapsi.al që e konfirmojnë këtë lajm… ) dhe shikoni sa komente ka mbi te.

      Kesaj i thone tamam ”’ hidh ferra ne tregun mediatik se ka gomere plot qe do ti mbllacisin””””

      Kesaj i thone ‘pushteti i katert, media ‘ . Shpelarje truri me dhune.

  1. Ku mund te gjendet nje tjeter “gjeni” per ta zevendesuar ? Ndoshta brace me zbulimin e e tij

    fenomenal se ndertesat u shemben nga termeti se tullat ishin te poshtra.

  2. ky caka lexon shume thone

    do kete lexu per gjatoshin ca fyelli ka qene ne rini, dhe befas eshte ndricu

    libra ta ngrejne shume intelektin

    kshu thone

    1. Edhe une ashtu mendoj. E keni vene re asnje deklarate nga Cakaj gjate ketyre diteve kur Vucic ishte ne Tirane.Ka dashur te jap doreheqje per minishengenin se perndryshe sdo kishte me vend ne Kosove, kurse ky psikopati eshte acaruar se tani eshte momenti me i keq te kishte edhe doreheqjen e Cakajt, keshtu qe kane gjetur nje zgjidhje te mesme,se gjoja kane pasur mosmarrveshje per gjera te tjera.

  3. TRADHETARET E KOMBIT SHQIPTARE BATON HAXHIA CAKA OSE NDRYSHE 14-DHENDERR. DY TRE ANALIST SHQIPTARE DY-TRE GAZETAR SHQIPTARE DHE KRYETRDHETARI EDI RAMA QE SHQIPERI NJEH VETEM NGA SHKUMBINI E POSHT ME KRYEQITET VLOREN KU DUHET TE IZOLOHET SEPSE VETEM INFEKSION TE TIPIT SERB JOLEZA LESHON .

  4. Gjykata denon salih karaxhic berisha me gjobe 5000000 leket per shpifje,denimi idyte i kesaj rrace te qelbur serbo-vicidolasi,pas denimit me bolinon tani dhe me ramen

  5. pytja osht ku e gjeti ky bythqi yne kte bythqi te kosoves kur ne kemi vet bythqi sa te dush si ky bythqiu kosoves

    1. Sa e rende nqs je Jeta Xharra e vertete.Gazetare qe nje gjysem rreshti nuk eshte e afte ta shkruaje pa gabime

  6. Petrit Vasili publikoi nje video ky KM shqiptar cileson Trump si “rrezik per marredheniet shqipraro amerikane”. Dje DW publikoi nje sondazh ku gjermanet silesojne Trump si “rrezikun kryesor”, duke lene pas Kim Yong dhe Purin. E gjeni dot se kush e ka nxitur ose dhene vijen e sjelljes KM tone vs Trump gjate zgjedhjeve ne SHBA?!

  7. Te njetet shpellkare qe flasin siku cakaj eshte shkarkuar,shkullaku I mori disa klikime me shume per kete jeni ju o shpellkaret e shurranjoset e salihut,lexoni komentet per te kuptuar nivelin Vitrina

    1. Kur lexoj komentet e tua z. I paemer, nuk e di pse por gjithmone perfytyroj ndonje bir oficeri nga zona e pare operative, qe erdhi me opinga ne Tirane dhe siguroi karriere duke ju palluar gruaja me te tjere oficere po me opinga dhe po nga zona e pare operative…
      S`e di pse por kam pershtypjen qe akoma ke pleshta nga ato te dhive qe mori yt ate me vete kur zbriti ne Tirane…

  8. Ma do mendja se do jetë alibi si gjithë të tjerat në këte vend.Këtu nuk mund të flitet më për seriozitet e punë serioze por vetëm si mund ta mbajmë opinionin larg realitetit me pelivanllëqe të tilla pa kurrë farë rentabiliteti.

  9. Per nje pjese te mire te shqiptareve i beri pune ky budallai. Ishin parazitet qe perfituan. Ne pjesa tjeter u treguam rrota kari. Tani ngelem mbrapa.

  10. EDI MOS U MERZIT SE DOLI DHE NJE SAHANLLEPIRES SOT JA DEGJOVA EMRIN QE THOSHTE PER ATE QE E KUPTON SE JU GJOJA KENI KTHYER SISTEMIN OSE NE TE PAKTEN JENI LIDERI KESA E KY NA QENGA SAHANLLEPIRSI Anri Sala: ……………….. URIMI URIM PER MBESHTETJEN E TIJ ……………………

  11. Largimi i gjeniut CAKA VJENE NGA SERBOSHKENIA ,SEPSE TE NDRITURIT IU PENGOJNE SERBOHKENISE NE POLITIKEN E JASHTME BOTERORE.E RAMA I DEGJUESHMI E LARGON NJE GJENI.SEPSE E DINE FARE MIRE SE E KA HUMBUR NJE GJEVAHIR TE PLITIKES SE JASHTEME.
    CAKA SHUME SHPEJTE DO TA PERFAQESOI POLITIKEN E JASHTEME TE KOSOVES.SEPSE EDHE ESHTE I KOSOVES.

  12. Gent Kakaj është thjesht një kakardhi në tepsinë e E Dramës e cila nakatoset nga Agaçi. Kakardhia nuk pipëtin sepse u gjend si veshka mes dhjamit dhe po mbush bumbrekët. Djalë haçkaban pa dinjitet, i shkërdhyer që në embrion nga Baton pështymorja e Serbisë, të cilin zullap halldupi e përdor për tu fshirë sa herë që i vjen nevoja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *