• |
ide | kryesore

Kardashian mirëpresin Tristan për Krishtlindje

Paparazzi, Slider



Ndarja e Khloe Kardashian nga ish-partneri i saj, Tristan Thompson shkaktoi mjaft zhurmë në rrjet. Dyshja i dha fund marrëdhënies së tyre, pasi basketbollisti e tradhtoi miliarderen me Jordyn Woods. Ndonëse ai ka tentuar shumë herë të rifitojë Kardashian, duket se ajo ka qenë mjaft e vendosur për ta lënë historinë e dashurisë me Tristan në të shkuarën.

Megjithatë postimi më i fundit në ‘Instagram’, ku duket se sportisti ka qenë i ftuar në mbrëmjen e Krishtlindjeve në familjen ‘Kardashian-Jenner’, i ka befasuar jo pak të gjithë. Në një prej fotove të publikuara duket se Khloe dhe Tristan janë së bashku duke biseduar.

Kjo foto është konceptuar nga fansat si një rikthim i mundshëm i dyshes, megjithatë ata nuk kanë pranuar ende asgjë publikisht.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *